Dëshmitë e Saimir Tahirit, Haki Çakos, Lindita Nikollës, Dhori Kules e Mynir Konit nuk ishin në sinkron në Gjykatën e Krimeve të Rënda, në çështjen kundër Emiljano Shullazit.

Ish –ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhanë versione të ndryshme për faktin se si u vunë në dijeni se rektori Kule dhe kandidati për rektor Koni, u kërcënuan nga Shullazi.

Në pamje të parë janë detaje të vogla, por për një proces hetimor detajet janë thelbësore. Djalli fshihet brenda tyre.

Edhe në dëshmitë e zyrtarëve të tjerë ka po ashtu papërputhshmëri.

Gazetari i kronikës, Flamur Vezaj ka publikuar disa prej dëshmive. Por kjo nuk është pjesa më e rëndësishme e shkrimit të tij në faqen personale në facebook për këtë çështje, të cilën ai e ka ndjekur në vazhdimësi.

Gazetari ngre disa pyetje në përpjekje për të kuptuar thelbin e ngjarjes: pra, përse Emiljano Shullazi do të kërcënonte një kandidat për rektor? Ç’interesa kishte kreu i një bande të fuqishme në Universitetin e Tiranës?

Në pyetjet e shumta të ngritura prej tij tentohet pikërisht të kuptohet lidhja mes Shullazit dhe postit të rektorit. Dhe pyetjet i çojnë dyshimet te planet për të ndërtuar në hyrje të Qytetit Studentit, një pasuri e patundshme që është në vartësi të Universitetit të Tiranës.

Konflikti për këtë çështje – thotë gazetari Vezaj – vijojnë edhe sot në rektorat, me përplasje komptetencash. Një prej këtyre konflikteve u bë publike disa javë më parë kur rektorit Koni iu sekuestrua makina e rektoriatit pa i dhënë shpjegime. Më vonë u mësua se kishte qenë kancelari i universitetit që e kishte denoncuar përdorimin e makinës si në shkelje të rregullave (lexo shkrimin më poshtë në faqen e lapsi.al).

Në shkrimin e tij gazetari përmend edhe emra zyrtarësh e ish –zyrtarësh të tjerë, që sipas tij janë të implikuar në këtë çështje, që sipas argumentimit të tij s’ka të bëjë me postin e Rektorit të UT, por me firmën e tij që duhet për ndërtime në zonën e Qytetit Studenti, ku Shullazi ishte pajtuar për të bërë “përmbaruesin”. /Lapsi.al

SHKRIMI I PLOTE

Kush genjeu ne Gjykate dhe pse u kercenua Koni!?
Sipas deshmive te dhene ne prokurori te ketyre personazheve te rastit E.Shullazit!
Vec humbjes se kujteses nga pedagoget per personazhin Shullazi te tjerat kane qene ne sinkron!
Dhori Kule: …Pas kercenimit fola ne telefon me E.Ramen dhe ai me lidhi me S.Tahirin dhe me pas bashke me L.Nikollen, H.Cakon e E.Hodaj u takuam ku me premtuan qe do ta zgjidhin kete problem! Tahiri me tha do ta mbyll une kete problem! Dy ore pas takimit ka dal S.Berisha ne konference per media!…
M.Koni: …Pas kercenimit kam fol me familjen, me pas me L.Nikollen dhe brenda pak minutaah me ka marr kancelari e me ka thene se do takohemi me M.Brendshem me te cilin jam takuar e i kam treguar ngjarjen ku ishte edhe L.Nikolla, H.Cako e E.Hodaj qe mbanin shenime ato qe thoja. Me pas kam paraqita doreheqjen nga kandidimi por nuk u pranua! Rreth dy ore me pas S.Berishen doli ne media e beri publike…
L.Nikolla: …Me mori Dh.Kule ne telefon dhe me tregoj kercenimin dhe me pas bashke me S.Tahirin, H.Cakon e E.Hodaj kemi takuar profesoret qe i premtuam se do te ndjekim rrugen ligjore!….
Pas daljes se S.Berishes ne konference policia kerkon nga E.Shullazi te paraqitete ne Polici e ai nuk merr mundimin dhe pas kesaj zyrtaret e larte e dergojne te rruga “Kavajes” zv/drejtorin e Policise se Tiranes dhe me qetesi e dashuri (kamerat e trupit nuk filmonin) e sjellin Shullazin te policia! Pas disa telefonatave me debate e ze te larte nga brenda drejtorise, aty rreth ores 22:45 shkon urdheri i Prokurorise per Krime te Renda per ndalimin e Shullazit! Edhe per kete pjese ka pas debate qe tashme i kam thene dhe perfundimisht Shullazi mbeti ne qeli!
Tani kush e mori vesh i pari, kush e denoncoi e kush genjen besoj kuptohet kur i lexoni keto reshta!!!
Ka edhe me shume kjo histori…pasi jane disa pyetje ende pa pergjigjie. Kush kishte interes per mos zgjedhjen e M.Konit Rektor, vec kandidates tjeter K.Dibra? Pse kishte refuzuar M.Koni “pazaret” per fushen ne hyrje te Qytet Studentit? Kush i kishte premtuar “pronareve” qe nese nuk zgjidhet Rektor M.Koni “pronen” do e merrnin? Kush e “punesoi” Shullazin si “permbarues” ne kete ceshtje? Ç’lidhje ka me ngjarjen ky zv/ministri i ri i Arsimit dikur zv/rektor E.Demo dhe cfare premtimesh kishte dhene ai nese nuk zgjidhet M.Koni Rektor? Pse kjo fushe vazhdon e “bllokuar” e te shfrytezohet nga Bashkia kur me VKM i eshte kthyer Universitetit te Tiranes? Pse nuk realizohet Kampusi Universitar sic ishte premtuar? Per cfare “pazaresh parimore” Bordi Rektoratit eshte perplas me M.Konin dhe kane caktuar administrator? Pse Rektorati funksionon me dy vula. Kush i pushon kallezimet e Rektorit ne Prokurorin e Tiranes…etj…etj???!!!!

15