Kuvendi i Kosovës sot seancë të jashtëzakonshme. Çfarë parashikohet të ndodhë

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar edhe një seancë të jashtëzakonshme për të martën. Kuvendi vazhdon punimet në orën 10:00 me seancën tjetër të jashtëzakonshme në lidhje me, siç thuhet, “angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e ‘shkëmbimit të territoreve’ apo ‘korrigjim të kufijve’ në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë”. Seanca është thirrur sipas kërkesës së Qeverisë së Kosovës, përmes së cilës kërkohet miratimi i ekipit negociator për dialogun me Serbinë. Gjatë ditës, Qeveria e Kosovës, propozoi emrat e ekipit negociator. Në krye të këtij ekipi u propozua zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh kryetar i Partisë Nisma Socialdemokrate.

Zëvendëskryesues do të jetë zëvendëskryeministri tjetër, Enver Hoxhaj, ndërsa anëtarë do të jenë: Behgjet Pacolli, Dardan Gashi, Avni Arifi e Mahir Yagcillar. Qeveria ka kërkuar që edhe partitë opozitare të caktojnë nga një përfaqësues në këtë ekip. Seanca është thirrur të fillojë në ora 09:00, kurse një tjetër seancë pasuese, po ashtu e jashtëzakonshme, është thirrur nga opozita, në përpjekje të miratimit të një resolute kundër bisedimeve që kanë për qëllim ndryshimin e kufirit të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet të martën në një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me, siç thuhet, “angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e ‘shkëmbimit të territoreve’ apo ‘korrigjim të kufijve’ në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë”. Iniciuese e kësaj seance është Lidhja Demokratike e Kosovës, e mbështetur edhe nga grupet tjera politike në opozitë.

Por, megjithëse seanca është caktuar nga Kryesia e Kuvendit, mbetet e paqartë nëse partitë politike në pushtet do të marrin pjesë në këtë seancë. Mungesa eventuale e tyre në seancë apo braktisja e seancës gjatë punimeve, mund ta rrezikojë kuorumin për mbajtjen e seancës. Përfaqësuesit e këtyre partive thonë se para fillimit të seancës do të zhvillojnë takime të grupeve parlamentare dhe do të vendoset për hapat që do të ndërmerren.

Për mbajtjet e seancës së jashtëzakonshme kërkohen prania e 60 deputetëve, kurse për miratimin e një rezolute duhen minimumi 61 vota. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandar Vuçicc do të zhvillojnë raundin e ri të bisedimeve më 7 shtator. Të dy presidentët, kohët e fundit kanë folur për mundësinë e korrigjimit të kufirit mes dy shteteve, e cila, sipas presidentit Thaçi, mund të jetë pjesë e marrëveshjes eventuale të paqes mes Prishtinës dhe Beogradit. Thaçi është zotuar se në dialog do të flasë edhe për mundësinë e bashkëngjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën. Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka nisur më 2011. Bashkimi Evropian pret që në fund të këtij procesi të dyja shtetet të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, e cila veç tjerash, ua hap perspektivën evropiane të dyja shteteve.

Burimi: Ballkan web

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne