Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë në zgjedhje të kryeparlamentarit të ri

Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë voton për Kryetarin e ri të Kuvendit.

Me qëllim që kandidatët të zgjidhen në raundin e parë të votimit në zgjedhjet për Kryetar të Kuvendit ata duhet të marrin 400 vota të deputetëve.

Në raundin e parë të votimeve të mbajtura në seancën plenare të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë votuan 528 deputetë.

Deputeti i Tekirdagut, Mustafa Sentop, kandidati i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), mori 322 vota, deputeti i Stambollit nga radhët e Partisë Republikane Popullore (CHP), Engin Altay mori 120 vota, kandidatja e Partisë Demokratike e Popujve (HDP) deputetja e Izmirit, Serpil Kemalbay Pekgozegu mori 45 vota dhe deputeti i Gaziantepit, Imam Huseyin Filiz, nga Partia e Mirë (IYI Parti), mori 35 vota, ndërsa 6 vota ishin të pavlefshme.

Që një kandidat të zgjidhet edhe në raundin e dytë për Kryetarë të Kuvendit është e nevojshme t’i marrë 400 vota të deputetëve.

Ndërsa në raundin e tretë do të kërkohen votat e shumicës absolute që është 301 vota./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne