Kuvendi i Maqedonisë miratoi propozimin për qasjen drejt ndryshimeve kushtetuese

Me një shumicë prej dy të tretave deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë miratuan propozimin për qasjen drejt ndryshimit të Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë, me çka 80 deputetë votuan “për”, ndërsa 39 ishin “kundër”.

Menjëherë pas fillimit të seancës koordinatori i grupit parlamentar të partisë opozitare VMRO-DPMNE Dragan Danev, në adresimin e tij procedural kërkoi që votimi të kryhet me emra deputetësh.

Kërkesën e tij nuk e mbështeti kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pas çka shkuan në votim elektronik në të cilin 80 deputetë u prononcuan “për” dhe nuk kishte asnjë “abstenim” ose “kundër”. Më pas deputeti Danev me mbështetjen e 10 deputetëve kërkuan që të votohet veç e veç pas çka shkuan në votim publik në çka u konfirmua votimi paraprak.

Para fillimit të vazhdimit të seancës për propozimin për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese, sekretari i përgjithshëm i opozitës Igor Janushev deklaroi se deputetëve të tyre u janë ofruar “miliona euro për të votuar kundër vullnetit të qytetarëve të Maqedonisë”. Ndaj akuzave të tij, LSDM-ja qeveritare u përgjigj se “gjithçka është gënjeshtër dhe se për këto shpifjr do të vijoijë process gjyqësor”.

Debati për ndryshimet kushtetuese filloi të hënën, më 15 tetor, ndërsa sot vazhdoi pas pushimit të djeshëm.

Zaev: Sot është një ditë historike, së bashku shkruam historinë

Pas votimit në Kuvendin e Maqedonisë, kryeministri i vendit, Zoran Zaev, deklaroi se “sot është një ditë historike dhe se së bashku shkruam historinë”.

“Me shumicën e dy të tretave hodhëm hap para drejt aleancave perëndimore. Maqedonia do të jetë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian. Me këtë vendim historik, qasja jonë në NATO do të vazhdojë dhe procesi gjatë vitit do të fillojë procesi për në Bashkimin Evropian”, deklaroi Zaev.

Kryeministri Zaev falënderoi çdo deputet që mbështeti ndryshimet kushtetuese, veçanërisht, siç tha ai, “deputetët e guximshëm të VMRO-DPMNE-së që vendosën mbi interesat partiake, pavarësisht nga presioni i udhëheqësisë”.

“Të jeni të sigurtë se si kryeministër japë fjalën se do të garantojë siguri. Ne ndërtuam koalicionin shtetëror. Së bashku do të dakordohemi për amandamentet dhe së bashku do të punojmë në unifikimin kombëtar. Ne po ashtu do të përqendrohemi në reformat për një ligj dhe një shtet ligjor”, u shpreh Zaev.

Në pyetjen e gazetarëve, Zaev foli edhe për procesin e votimit, duke e cilësuar si transparet. Ai tha se është shprehur një kujdesje e madhe për atmosferë të këndshme, duke theksuar së mbi 25 ligjvënës do t’i bashkoheshin në procesin e mëtejshëm.

Ai po ashtu vuri në dukje se kishte deputetë të tjerë të cilët kryesisht japin mbështetje, por që nuk votuan. Ai theksoi se pati një mundësi që ky proces të përfundonte me 120 vota “për”.

Në lidhje me faljen e deputetëve për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar, kur protestuesit u futën me dhunë në Kuvend dhe ku mbetën të plagosur rreth 100 deputë, përfshirë forca të sigurisë dhe punonjës të medias, kryeministri Zaev tha se porosia e faljes është inkurajuese. Ai shtoi se falja nënkupton përmes grupeve punuese parlamentare të gjendet një rrugë për pajtim kombëtar.

Ndryshimet kushtetuese janë pjesë e Marrëveshjes me Greqinë, sipas të cilës shteti duhet të ndryshojë emrin në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Propozimi për ndryshime dhe plotësime kushtetuese përmban disa pika, duke përfshirë shtesën “e Veriut” në emrin aktual të Republikës së Maqedonisë, ndryshime në preambulën e Kushtetutës, garanci për kufijtë territorial të Maqedonisë, si dhe kujdes për qytetarët e Maqedonisë në diasporë dhe më gjerë.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne