Ky është Islami i vërtetë: gruaja muslimane, e vetmja që i jep ndihmë një të moshuare në autobus

Një pensioniste e moshuar nga Londra ishte duke udhëtuar në një autobus i cili frenoi ashpër dhe ajo ra përtokë.

Si për habinë e londinezëve, ishte një grua muslimane e mbuluar e gjitha, ajo që shkoi e para dhe i kapi dorën, për t’i dhënë ndihmën e munguar të moshuarës.

Siç shkruan në Facebook, Hamza O Bakri, dëshmitar i skenës, për plot 20 minuta gruaja muslimane i qëndroi pranë të moshuarës deri në mbërritjen e ambulancës.

“Ky është Islami i vërtetë”, shkruan ai, duke bërë që fotografia të bëjë bujë, për shkak të mesazhit që përcjell se Islami nuk ka asnjë lidhje me lloj-lloj terroristesh.

Burimi: Kosova post

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne