Ky vend musliman do të fillojë prodhimin e makinave fluturuese

Në vendin aziatik me shumicë muslimane të Malajzisë pritet te fillojë së shpejti prodhimi i një automjeti fluturues që do të përdoret ekskluzivisht për nevojat e transportit publik dhe transportit të mallrave.

Ministri malajzian për Zhvillimin, Ridvan Jusuf tha në një konferencë për mediat në Kuala Lumpur se projekti i vendit të tij për prodhimin e një automjeti fluturues ka hasur në reagime shumë pozitive, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij, transmeton kosovapress.

Ai tha se tashmë ka edhe kompani të interesuara për kryerjen e këtij lloji të transporti, për të shtuar se plani është që automjeti në fjalë të përdoret vetëm në transport publik dhe transportin e mallrave.

Sipas Jusufit, projekti i një automjeti fluturues tashmë është i përpiluar dhe pritet të prezantohet në të ardhmen.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne