Ky veprimi mund t’ju shpëtojë jetën gjatë një ataku kardiak

Pas dekadës së 5, jeta e gjithkujt është e kërcënuar nga problemet e zemrës. Shifrat janë alarmante 43.8 milionë gra jetojnë aktualisht me një formë të sëmundjeve të zemrës. Femrat kanë më shumë gjasa të ndërrojnë jetë për shkak të një ataku në zemër sesa nga të gjitha format e kancerit të mbledhura së bashku, ndryshe nga meshkujt, për të cilët shpesh herë ataku kardiak nuk rezulton të jetë fatal. Goditjet në zemër ndodhin kur kjo e fundit nuk furnizohet me oksigjen mjaftueshëm.

Shenjat e një sulmi në zemër

Ka simptoma të ndryshme që paralajmërojnë një sulm në zemër dhe ato ndryshojnë nga personi në person. Këto janë disa nga shenjat më të zakonshme:

Dhimbje gjoksi

Djersitje

Ndjenja e trullosjes

Gulçim

Dhimbje në krahë, qafë, nofull, mbrapa në shpinë ose stomak

Ndjenja e përzierjes apo të vjellave

Përpara se zemra juaj të pësojë një atak, trupi jep pikërisht këto shenja duke ju lënë ju të kuptoni çfarë do të ndodhë. Nëse jeni vetëm duhet të lajmëroni menjëherë ambulancën, por një tjetër veprim 10 sekonda para mund t’ju shpëtojë jetën.

Zemra mbyllet gjatë një sulmi, megjithatë, nëse ju filloni kolliteni, zemra do të vazhdojë të pulsojë gjak. Kollitja do të dërgojë oksigjen në mushkëri dhe ky organ do të ushtrojë presion mbi zemër. Plus, ajo do të stimulojnë qarkullimin e gjakut të pasur me oksigjen. Kollituni pa ndalim për të furnizuar zemrën tuaj me gjak.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne