LAJM I FUNDIT/ Meta refuzon sërish kërkesën e Bushatit për plotfuqinë

Presidenti i Republikës Ilir Meta refuzon sërish kërkesën e Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme për të dhënë protfuqishmërinë për negociatat me Greqinë për kufirin detar. I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 ai tha do të përmbushë detyrën e Presidentit si nga ana institucionale dhe nga ana kushtetuese dhe për këtë ka kërkuar informacione të tjera shtesë.

“Meqenëse ju që udhëhiqni emisionin vendosët ta hapni me këtë çështje, ajo që mund tju them është se Presidenti do të bëjë gjithçka për të përmbushur detyrën e tij, kushtetuese dhe institucionale” – tha Meta.

“Janë kërkuar materiale të tjera shtesë. Duhet të jemi të transparentë. Kemi bërë të qartë se çfarë kërkohet nga Presidenti. Pastaj ka pasur një reflektim nga MEPJ i cili në disa elementë është vlerësuar për t’u plotësuar më tej” – tha Meta.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne