Lajm i mirë: Fallxhor Burdushi arrestohet, policia i gjen në shtëpi para, armë, plumba, vula (foto)

Policia e Kosovës ka arrestuar sot fallxhorin Hysri Peqani, i njohur si Burdushi, pas disa orë bastisjeje në shtëpinë e tij në Prizren.

Gjatë arrestimit, fallxhor Burdushi i kërkoi policisë që të mos e lidhnin, por policët nuk e përfillën kërkesën e tij.

Në pamjet që publikoi Gazeta Express gjatë arrestimit, fallxhor Burdushi dëgjohet duke i thënë policisë “keni mujtë mos me më lidhë, e me më ftu në mënyrë ligjore”.

Policia dhe Prokuroria në shtëpinë e fallxhorit kosovar ka gjetur armë, plumba, para, CD, telefona dhe vula.

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne