Marrëveshja qe nënshkruar më 27 shtator nga Bundestagu Gjerman ndërsa 7 muaj para kësaj, nënshkrimin e kishin bërë qeveritë të e të dy vendeve

Më 1 dhjetor 2017 hyn në fuqi Marrëveshja mbi Sigurinë Sociale në mes të Gjermanisë dhe Shqipërisë.

Përmes kësaj marrëveshjeje dy shtetet do të koordinojnë mbrojtjen sociale në kuadrin e sisteme përkatëse të sigurimit të pensioneve, për rastin kur të siguruarit qëndrojnë në shtetin e njëri tjetrit.

Marrëveshja qe nënshkruar më 27 shtator nga Bundestagu Gjerman ndërsa 7 muaj para kësaj, nënshkrimin e kishin bërë qeveritë të e të dy vendeve.

Me këtë marrëveshje sigurohet në radhë të parë që punëmarrësit e të dy vendeve pas arritjes së kushteve për pensionim, të mund të marrin pensionin në vendin e tyre nga vendi ku kanë punuar, njofton shërbimi për informim i Bundestagut.

Parimisht për punëmarrësit dhe punëdhënësit në të dyja vendet janë të vlefshme rregullat që trajtojnë këtë fushë në vendet përkatëse.

Mirëpo me këtë marrëveshje sigurohet që punëmarrësit ose të dërguarit që përkohësisht ndodhen ne vendin tjetër mund të qëndrojnë brenda sigurimit social të vendit të tyre, atëherë periudha e ashtuquajtur e dërgimit mund të zgjasë deri në dy vjet.

Marrëveshja mundëson që periudhat e punës së siguruar të punëtorëve shqiptarë dhe atyre gjermanë në vendin e tyre dhe në vendin tjetër përkatës, të llogariten së bashku, ashtu që pas kohës së mjaftueshme të lind edhe e drejta për të kërkuar pensionin.

Nga afërsisht tre milionë shtetas të Shqipërisë janë rreth 45.000 veta që deri tash kanë të paguara kontributet në sigurimin pensional të Gjermanisë.

Por, me rritjen e mobilitetit të fuqisë punëtore, është për t`u pritur një rritje e këtij numri në të ardhmen.

111