Lajm i mirë për shqiptarët në Greqi, do paguajnë gjysmën e tarifave për…

Emigrantët shqiptarë në Greqi do të paguajnë gjysmën e tarifave për lejet e qëndrimit. Sipas amendamentit që ka kaluar me urgjencë sot në parlamentin grek pas paralajmërimit për penalizim nga KE për aplikimin e tarifave shumë të larta në krahasim me vendet e tjera anëtare të BE-së, lejet e qëndrimit bazuar ne legjislaturën e përbashkët europiane, nën udhëzimet e BE-së do të kenë kosto reciproke e të unifikuar.

Konkretisht, amendamenti referohet në lejet e qëndrimit 5-vjeçare të rezidentit afatgjatë, leje qëndrimi për bashkim familjar, leje për studime, leje personale “aftotelis”, karta blu.

Nuk do ndryshojë kosto e lejeve të qëndrimit 10-vjeçare, për arsye të jashtëzakonshme dhe e brezit të dytë, vendime bazuar në legjislaturën greke për emigracionin. Sipas amendamentit, kostoja e lejeve nën udhëzimin e BE-së do të jetë 150 euro, rreth 50% më lirë se sa paguajnë emigrantët shqiptarë, disponues të tyre në Greqi.

Në të njëjtin amendament theksohet se emigrantët e papunë nga kriza ekonomike përfitojnë siguracion shëndetësor falas, si dhe shtetasit grekë, ndërsa për fëmijët mbi 18 vjeç do të kenë mundësinë të sigurohen nga prindërit si për lejen e qëndrimit ashtu dhe për siguracionin shëndetësor.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne