Lajm i mirë, popullsia e Turqisë rritet në 80,8 milionë

Popullsia e Turqisë në vitin 2017 është shtuar me 995 mijë e 654 banorë në krahasim me vitin e mëparshëm dhe ka arritur në 80 milionë e 810 mijë e 525 banorë.

Instituti i Statistikave të Turqisë (TUIK) ka publikuar përfundimet e “Sistemit të Regjistrimit të Popullsisë në Bazë të Adresave” për vitin 2017.

Sipas të dhënave të fundit popullsia e vendit nga 79 milionë e 814 mijë e 871 banorë që ka qenë në fund të vitit 2016, në vitin e kaluar është rritur me 995 mijë e 654 banorë dhe në fund të 2017-s ka arritur në 80 milionë e 810 mijë e 525 banorë gjithsej.

Raporti i meshkujve është 50,2% (ose 40 milionë e 535 mijë e 135), ndërsa raporti i femrave është 49,8% (ose 40 milionë e 275 mijë e 390).

Kurse norma mesatare e rritjes vjetore të popullsisë nga 13,5% që ka qenë në vitin 2016, në vitin 2017 ka rënë në 12,4%.

Raporti i popullsisë urbane nga 92,3% (i popullsisë së përgjithshme) që ka qenë në vitin 2016, në vitin 2017 është rritur në 92,5%. Kurse raporti i popullsisë rurale (qyteza dhe fshatra) është 7,5%.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne