Lajm i mirë/ Kosovarët u kthehen rrënjëve të të parëve: u vendosin fëmijëve emra turq

Me ndryshimet që pësoi Kosova pas luftës së fundit, ka ndryshuar shumë edhe trendi i emrave të fëmijëve.

Nga emra me origjinë nga kultura kombëtare e tradicionale, modernizmi ka arritur që brenda pak viteve ta pushtojë edhe trendin e përzgjedhjes së emrave për fëmijët, shkruan Gazeta Shneta.

Prindërit sot kërkojnë emra sa më të veçantë për fëmijët e tyre, ndonëse ndonjëherë kuptimi dhe domethënia e tyre janë të panjohura.

Sipas ofiqarëve të Komunës së Prishtinës në klinikën e Gjinekologjisë, prindërit kanë hequr dorë nga emrat e qyteteve të Shqipërisë, apo edhe nga ripërtëritja e emrave të familjarëve. Ndërsa të rrallë janë emrat që rrjedhin nga gjuha shqipe.

Sipas tyre, viteve të fundit prindërit parapëlqejnë që fëmijëve t’u lënë emra të kombinuar me gjysmën e emrit të babait dhe të nënës dhe të shkurtër.

Megjithatë, ndikimi më i madh në vendosjen e emrit është industria e muzikës dhe filmit, veçanërisht kjo e fundit.

Prindërit kosovarë po iu lënë emra fëmijëve sipas personazheve nga serialet turke të cilat shfaqen në pothuajse të gjitha televizionet tona.

Sipas regjistrit të ofiqarit del se emri Lejlja – nga një serial turk – është një nga emrat më të shpeshtë gjatë këtij viti.

Emrat Kaon, Anuar dhe Noar janë poashtu më së shumti të përdorur gjatë këtij viti.

Mjaft të shpeshtë janë edhe Alea, Dua, Amela dhe Riga.

Ndërsa emrat më të rrallë në regjistrin e këtij viti janë Hans, Nikollas, Forta, Brez, Bor, Hënor, Kan dhe Baron.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne