Lajm i mire në Kosovë: Bëhet me djalë pas 14 vajzave i moshuari i martuar me 26 vjeçaren, gëzohet edhe vajza 50 vjeçare

Mund të duket e çuditshme, por një 71-vjeçar është bërë baba për të 15 herë. E në familjen e Rexhep Kastratit nga Zatriqi i Rahovecit, gëzimi është i madh dhe i papërshkrueshëm. Kjo pasi pas 14 vajzave, i ka lindur një djalë.

E martuar me një 26-vjeçare, bashkëshortja e Rexhepit, Valentina, e cila është e dyta është shumë më e re se disa prej vajzave të Rexhepit, transmeton Gazeta Lajm.

Edhe pse në moshë, 71-vjeçari, Rexhepi pa masë i është gëzuar lindjes së djalit, kurse lot gëzimi ka derdhur edhe vëllai i tij.

Nuk doja t’i lija vajzat pa vëlla. Jam shumë i gëzuar që do t’i lë vajzave derën hapur”, – ka thënë babai i djalit të porsalindur, Rexhep Kastrati.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne