LAJMI I FUNDIT: Naim Tërrnava fiton mandatin e katërt në BIK

Sërish në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës do të jetë Naim Tërrnava.

Ai mori 52 vota nga trupi zgjedhor i cili përbëhej nga 28 delegatë të Kuvendit, 28 kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës në 28 komuna, si dhe një përfaqësues nga Medreseja dhe një nga Fakulteti i Shkencave Islame.

Kundërkandidat i Tërrnavës ishte Reshat Mexhiti i cili mori gjashtë vota, ndërsa dy vota ishin të pavlefshme.

Ky do të jetë mandati i katërt për Tërrnavën në institucionin më të rëndësishëm të besimit islam në vend.

Burimi: Mesazhi.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne