Lali Eri tani shkatërron edhe shkollat. Ia fal privatit

Bashkia e Tiranës pritet të shqyrtojë në mbledhjen e radhës së ditës së mërkurë studimin e fisibiliteti dhe të kontratës “Tip” të partneritetit public privat “Për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në Bashkinë Tiranë”, ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe Partnerit privat.

Sipas relacionit, ky projekt synon zgjidhjen e problemeve të mbikapaciteteve përmes ndërtimit të 17 shkollave të reja, nga të cilat 10 do të jënë shkolla 9-vjeçare dhe 7 shkolla të mesme.

Aktualisht, sipas Bashkisë, në Tiranë gjenden gjithsej 191 shkolla publike. Nga llogaritjet e bëra rezulton se 61 shkolla kanë më shumë nxënës se sa kapaciteti i tyre maksimal dhe 57 shkolla e zhvillojnë mësimin me dy turne. Në total, në Bashkinë Tiranë janë 14,292 nxënës mbi kapacitetin maksimal të infrastrukturës arsimore dhe 14,919 nxënës që e zhvillojnë mësimin gjatë turnit të dytë.

Sipas relacionit, me taksën e arsimit, që u vendos nga janari 2016, synohej që të ardhurat e siguruara nga kjo taksë do të përdoren vetëm me synimin për t´i dhënë fund mësimit me dy turne përmes ndërtimit të shkollave të reja.

Bashkia pohon se skema e koncensioni/partneriteti publik privat, ku shkollat e reja projektohen, financohen, ndërtohen dhe mirëmbahen nga koncensionari për një periudhë kohore 7-vjeçare, është teknikisht dhe ekonomikisht i realizueshëm dhe financiarisht i përshtashëm.

Kosto e ndërtimit të shkollave dhe kopshteve është përcaktuar sipas preventivave të projekteve të realizuara nga Bashkia Tiranë gjatë viteve të shkuara, të cilat janë indeksuar me “Ndryshimet Mesatare Vjetore të Indeksit të Kushtimit në Ndërtim (për Banesa), 1994-2015” të INSTAT. Bazuar në relacionin e marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Punëve Publike, nr.prot. 21407/2, datë 09.08.2016, kostoja për ndërtimin e shkollave është 46,331.67 lekë/m2, ndërsa për ndërtimin e kopshteve është 54,380.83 lekë/m2. llogaritur gjithashtu edhe kostot e tjera të projektit, si kosto e mobilimit, kosto e mirëmbajtjes, studim projektimi, mbikqyrja e punimeve, kolaudimi, oponenca teknike, mbrojtja ndaj zjarrit dhe leja mjedisore.

Në total, kosto direkte e investimit për ndërtimin e 17 shkollave të reja është përllogaritur 5,406,768,353 lekë. Duke qenë se koncensionari do të paguhet me këste vjetore nga Bashkia Tiranë për një periudhë 7 vjeçare, atëherë ai do duhet të rimbursohet për vlerën në kohë të parasë. Për këtë arsye si marzh fitimi kemi marrë si tavan normën mesatare të obligacioneve të qeverisë shqiptare, për obligacione 7 vjeçare fikse, e cila është përllogaritur 6,28%. Pas 7 vjetësh, në përfundim të kontratës, së bashku me koston e mirëmbajtjes, kosto totale e skemës së koncensionit/partneritetit publik privat do të jetë 7,997,517,960 lekë, thuhet në relacion.

Këstet vjetore që do t’i paguhen koncensionarit do të mbulohen nga të ardhurat nga Taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore dhe transferta e kushtëzuar nga Ministria e Financave.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne