Lalla lëshon bombën: Puçistët e Erdoganit fshihen në Shqipëri

Adriatik Lalla në konferencën me Prokurorët ka dhënë një deklaratë “bombë”. Lalla bën me dije se puçistët turk fshihen në Shqipëri.

“Personat e grushtit të shtetit në Turqi fshihen në Shqipëri. Aktualisht po bëhen verifikime dhe do të hetohen bizneset. Kemi vënë në dispozicion informacione konkrete”, është shprehur ndër të tjera kryeprokurori.

Ndërsa përsa i përket verifikimeve të kandidatëve për deputetë, Lalla u shpreh se Rama ka dërguar në prokurori një listë.

“Rama ka dërguar listën në Prokurori. Verifikuam listat e kandidatëve për deputetë. Nga verifikimet paraprake disa prej tyre rezultuan me probleme. Ata që preken nga dekriminazimi janë lënë jashtë listave”, u shpreh Lalla.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne