“Lamtumirë” Tik Llalla/ Nis sot ceremonia e lamtumirës për Kryeprokurorin që favorizoi krimin dhe hëngri vetëm “pula” kur ishte në detyrë

Me përfundimin e mandatit të Adriatik Llallës, mazhoranca qeverisëse, njëzëri ka vendosur t’i jap “lamtumirën” Kryeprokurorit të Përgjithshëm, i cili ka ngrënë vetëm “pula” për sa kohë ka mbajtur postin më të lartë e të rëndësishëm të organit të akuzës. Llalla dështoi në 5 vite, që erdhi si kandidat i Presidentit Nishani dhe i mandatuar nga mazhoranca Berisha-Meta.

Presidenti Nishani e vlerësoi asokohe kandidaturën e Llallës si zgjedhje, e cila vjen: ‘Duke vlerësuar eksperiencën e tij në strukturat e prokurorisë dhe përzgjedhjen e tij në mënyrë konsensuale nga Kuvendi për të drejtuar ILDKP-në”, institucion të rëndësishëm, ku Llalla spikati sukses të madh në drejtimin e saj, vetëm duke vënë një gjobë prej 50 mijë lekësh, për mosdeklarim të pasurisë nga ana e deputetit Tom Doshi.

Gjoba ndaj deputetit Doshi, detyrë e bërë me “zell e nder”, ishte “tregues i fortë” dhe u shënua si arritje e madhe e institucionit që Llalla drejtonte, duke fituar kështu besimin dhe simpatinë e miqve të tij Berisha-Meta, të cilët e përdorën sërish si kartë të fortë, për të qenë të paprekshëm ndaj drejtësisë.

“Lavdia” e Llallës në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, sigurisht kanë qenë mbyllja e dosjeve të korrupsionit, ku edhe përpos deklarateve dhe presioneve edhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë, ai arriti me sukses t’i mbaj jashtë hekurave të burgut të gjithë “peshqit e mëdhenj”, që premtonte në çdo fundviti se do i arrestonte.

Ata që përfituan drejtpërdrejt prej tij, ishin kumbarët Ilir Meta dhe Sali Berisha dhe pinjolli i këtij të fundit Lulzim Basha, i cili ja “hodhi” paq megavjedhjes prej 200 milion dollarë të Rrugës së Kombit kur ishte Ministër Transporti dhe disa abuzime me lejet e ndërtimit, në kohën kur ishte kryetar Bashkie.

Pas mbylljes së dosjeve të korrupsionit të Bashës, Imamit, Bodes, Tafajt dhe dhjetëra bashkëpunëtorëve të Berishës, me alibinë se nuk ka konstatuar elementë të veprës penale, kryeprokurori Adriatik Llalla “varrosi” së bashku me 4 viktimat e tragjedisë së “21 Janarit” dosjen e krimit, me protagonist sërish Sali Berishën dhe Lulzim Bashën, duke shënuar një rekord sa i takon dështimit të drejtësis përballë pandëshkueshmërisë.

Ndër “sukseset” më të mëdha të Llallës, kur flasim për pandëshkueshmëri është edhe tentativa e dëshpëruar për të mbyllur dosjen e korrupsionit më të madhe që ka parë vendi, si afera “CEZ”, ku shteti shqiptar duhet ti paguante kompanisë DIA, kompani e cila u krijua në vitin 2010 për të mbledhur borxhet e CEZ, shumën prej 420 milion euro. Të paditur në dosje janë sërish “peshqit e mëdhenj” si Ilir Meta, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, etj… por sërish prokuroria nuk gjeti elementë të veprës penale, ndonëse Kuvendi depozitoi prova dhe administratori i kompanisë, Kastriot Ismailaj, u dënua me burg.

Në kohën kur ishte kryeprokuror, Llalla mundi të arrestonte vetëm një zyrtar të lartë të dënuar, ish-ministrin e Berishës, Spiro Ksera, por dhe në atë rasti ishte KLSH që zbardhi skandalin, e Llalla i kishte “duart e lidhura”.

Me Llallën të gjithë ishin të sigurtë, sidomos ata që kanë probleme me ligjin dhe meritojnë të futen në burg! /Tellalli.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne