Lanë në burg dy ish-deputetët e të fortët e Shijakut, policia merr në mbrojtje gjyqtarin dhe prokurorët e çështjes: Ka rrezik

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka vendosur masa shtesë për mbrojtjen e gjyqtarit dhe dy prokurorëve të çështjes “Volvo 4”.

Në sajë të këtij operacioni, disa ditë më parë u arrestuan dy ish-deputetët Arben Ndoka dhe Arben Çuko, si dhe 27 persona të tjerë, mes tyre edhe të fortët e Shijakut.

Pasi ndaj tyre është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg” pak ditë më parë, policia ka përforcuar masat për mbrojten ndaj dy prokurorëve Dritan Prenci dhe Vladimir Mara, bashkë me gjyqtarin Bibë Ndreca.

“Nuk ka kërcënim konkret, por vlerësim të një rreziku të mundshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky operacion u shtri nga jugu në veri, ku policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda goditi 4 grupe kriminale dhe lëshoi plot 44 urdhër arreste, nga ku u zbuluan lidhjet e ngushta që familja e Avdylajve, Bajrave dhe Ndokajve kishin me njëra-tjetrën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne