“Larg Duart Nga Siria”: Protesta në Shtëpinë e Bardhë mbi sulmet e Trampit në Siri

Aktivistët dhe qytetarët e shqetësuar janë mbledhur në 35 qytete në të gjithë Amerikën si dhe në Shtëpinë e Bardhë për t’i dërguar një mesazh Presidentit Donald Tramp që aktet e tij të luftës nuk do të shkojnë pa u vënë re dhe nuk do të tolerohen.

“Në vend që në fillim të bombardohet dhe më pas të bëhen pyetje, a nuk duhet të ketë një hetim objektiv mbi fakte?” Tha Koalicioni ANSWER në një postim. Tubimet janë duke u mbajtur në të gjithë vendin dhe ndoshta ai më i dukshmi është para Shtëpisë së Bardhë.

Sulmi ajror i Uashingtonit në Siri është duke u justifikuar nga motivet humanitare, por organizatorët e protestave këmbëngulin se kjo nuk mund ta shmangë të vërtetën. Njësoj si me armët imagjinare të shkatërrimit në masë në Irak, “përsëri, qeveria amerikane pohon se qeveria në shënjestër posedon dhe ka përdorur armë të shkatërrimit në masë, si shpjegim i arsyeshëm për një tjetër fushatë bombardimesh.”

“Në këtë pikë, çdo person në Shtetet e Bashkuara duhet të supozojë se qeveria e SHBA-së, Pentagoni dhe CIA gënjejnë kur ata kërkojnë të justifikojnë këtë agresion të ri ushtarak.”

“1, 2, 3, 4 We don’t want your racist war! 5, 6, 7, 8 Syria is a sovereign state!”

Protestuesit janë mbledhur përballë Kullave të Trampit në Nju Jork dhe Çikago.

Një protestë ka nisur në Allentown, Pensilvani jashtë Filadelfias. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne