Largimi i forcave gjermane nga Turqia

Ministria e jashtme e Gjermanisë deklaroi se brenda dy javësh, ekziston mundësia e largimit të forcave gjermane nga Turqia.

Në deklaratën e lëshuar prej ministrisë së jashtme të Gjermanisë, thuhet se në rast se Turqia brenda dy javësh nuk jep lejen që pjesëtarët e Bundestagut gjerman të vizitojnë ushtarakët në bazën Inxherlik, atëherë Berlini do të marrë vendim për tërheqjen dhe largimin e avionëve të tij nga kjo bazë. Autoritetet gjermane kanë thënë se brenda këtyre dy javëve, përfaqësues të Bundestagut gjerman do të bisedojnë me palën turke dhe në fund do të marrin vendimin përfundimtar. Vlen të theksohet se në samitin e NATO-s, Angela Merkel kancelare e Gjermanisë ka diskutuar për këtë problem me presidentin Rexhep Taip Erdogan, por pa arritur ndonjë rezultat. Në bazën Inxherlik të Turqisë gjenden 260 ushtarakë dhe disa avionë gjermanë. Turqia vitin e kaluar duke reaguar ndaj konfirmimit të gjenocidit turk kundër armenëve në periudhën Osmane në parlamentin gjerman, nuk ka lejuar deputetët e Gjermanisë që të vizitojnë bazën Inxherlik. Vlen të theksohet se Turqia prej Gjermanisë ka kërkuar ekstradimin e personave që akuzohen për grushtin e dështuar të shtetit në Turqi, mirëpo pala gjermane nuk ka marrë ndonjë veprim për plotësimin e kushteve të Turqisë. Pikërisht kjo ka tensionuar marrëdhëniet mes dy vendeve dhe Turqia e ka akuzuar Gjermaninë se po strehon terroristët./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne