Largimi i Çilit administrator/ UET fillon shlyerjen e borxheve

Universiteti Europian i Tiranës raportohet se ka probleme me bankat për shkak të borxheve të marra.

Ndërkohë mësohet se prej muajit janar, Henri Çili nuk është më administrator i UET, por një bankë e nivelit të dytë, të cilës UET i ka rreth 15 milion euro borxhe, ka vendosur Arbi Agalliun, si administrator të këtij universiteti.

Burime nga kjo bankë bëjnë të ditur për CNA.al, se prej 6 muajsh që Agalliu ka marrë detyrën e administratorit, janë shlyer rreth 2 miliardë lekë borxhe të akumuluara nga ky universitet, gjatë kohës që drejtohej nga Henri Çili.

Pra, problem paska qënë vetë pronari i këtij universiteti, Henri Çili, dhe kjo tregohet me faktin se pas largimit të tij, universiteti po kthehet në shinat normale. Kanë filluar pagesat e borxheve të akumuluara, rrogat e pedagogëve etj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne