Largimi i diplomatëve, Vukaj: I tepërt dëbimi i të dyve, personeli jonë në Moskë reduktohet nga 3 në 1

Ish-amabsadori i Shqipërisë në Rusi Shaqir Vukaj e shikon vendimin për dëbimin e dy diplomatëve rusë si një vendim të aleatëve dhe nuk është pjesë e vemdimin personal të Shqipërisë. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Vukaj tha se do ishte e mjaftueshme dëbimi i vetëm 1 dipomati dhe 2 është i tepruar. Vukaj e komentoi këtë vendim si pjesë e vendimit në bllok të aleatëve tanë por si tha se kryeministrja e Britanisë Theresa May më parë se të shqetësohej për helmimin e kolonelit Skripal duhet të shqetësohej për vraqsjen e 700 mijë arabëve.

Deklarata e plotë e ish-ambasadorit Shaqir Vukaj:

“Lidhur me lajmin për dëbimine  dy diplomatëve rusë nga Shqipëria kam përshtypjen se ju po tregoheni tepër aktiv. E kam fjalën televizionet , gazetat dhe po rrisni shumë më tepër se sa është në të vërtetë. Kjo që ndodhi këto ditë nuk është e jona. E kanë vendosur të tjerët dhe ne e kemi zbatuar.  Besoj se edhe rusët e kanë kuptuar këtë. Kjo është zbatuar edhe në disa vende të tjera. Derisa ne Shqipëria jemi në atë bllok ne do të zbatojmë ato çfarë vendoset në atë bllok. Kështu është kjo punë. Është njësoj siç ishte ajo kohë kur ne zbatonim ato të Bllokut. Është e njëjta skemë. Asnjë ndryshim nuk ka.  Kjo është realja. Nuk është ironi siç thoni ju por është reale. Duke iu referuar deklaratave të fundit duke përfshirë edhe atë të ministrit të Jashtëm Sergey Lavrov sot, sipas të cilës ne do të marrim masa simetrike rezulton se do të përzënë edhe dy diplomatët tanë në Moskë.

Ne kemi gjithsesj në Moskë 3 diplomatë, ambasadori dhe dy sekretarë. Praktikisht ambasada do mbesë me 1 person.  Për kuriozitet, ka ndodhur diçka e ngajshme me Bullgarinë në vitete 60-të.  Përzunë ata mabasadorin tonë, edhe në dëbuam ambasadorin e tyre. Ata dëbuan sekretarin, ne sektetarin. Shkoi puna që ambasada mbeti vetëm me një njeri, radistin.  Rusia nuk mund të largojë ambasadorin tonë në Moskë sepse ne nuk kemi larguar ambasadorin e tyre në Tiranë. Ndërkohë ka një disporporcion me ambasadën amerikane në Moskë. Ambasada amerikane në Moskë në të cilën unë kam qenë atje për shkak të detyrës që mbaja, është një lagje e tërë në Moskë. Kur them një lagje, një lagje e madhe.  Vetëm makina të ambasadaës amerikane ishin mbi 1 mijë. Para disa kohës presidenti Vladimir Putin deklaroi përzënien e 500 diplomatëve amerikanë për të barazuar numrin e diplomatëve rusë në Amerikë. Konkluzionet nxirini vetë. Ka një fakt përshembull unë po marr Italinë që ka 60 milionë banorë dhe largoi vetëm 2 diplomatë rusë.

Po marr Spanjën, largoi vetëm 2. Ne kaq Shqipëri larguam 2. Të paktën të kishim larguar vetëm 1 siç bënë disa vende të tjera. Në fakt ka shumë vende që kanë larguar 1. Po të më pyesnim mua, unë do largoja vetëm 1. Do zbatoja urdhrat ose rekomandimet por do largoja vetëm 1. Lidhur me entuiziazmin e kryeministrit Rama dhe të ministrit Bushati kur deklaruan dëbimin e tyre unë do tu sygjeroja juve zoti Qafoku ti pyetini vetë ata. Lidhur me lajmet për ndikimin ose jo të Rusisë në Shqipëri edhe këtu dua të them se media dhe politika këtu i fryjnë shumë këtyre çështjeve. Çohet ai këshilltari i bashkisë së Pukës ose Çorovodës dhe thonë se ne do largohemi sepse LSI-ja po bashkëpunon me PD që po vihet në ndikimin e Rusisë. Kjo është për të qeshur.

Aleksandër Meksi në detyën e kryeministrit ka kryer vizitën e nivelit më të lartë të një personaliteti shqiptar që ka bërë në Moskë në vitin 1995. Më pas ka patur kryetar kuvendi ministra dhe zevendësministra, por takimi tij me kryeministrin Çernomerdin ishte I nivelit të lartë. Në atë kohë u projektua edhe trajktati i miqësisë mes Shqipërisë dhe Rusisë por nuk u realizua. Duhet të theksoj se politika e Rusië në përgjithësi ka qenë antiishqiptare.

Është e interesante të them se godina aktuale e presidenicës në Tiranë u ndërtua në vitete ‘60-të për të qenë ambasadë a e Bashkimit Sovjetik por prishja e marrëdhënieve i ndryshoi destinacionin. Ndërkohë me të njëtën madhësi dhe formë u ndërtua në Moskë një godinë për ambasadën tonë atje. Por ajo ndryshoi destinacion. Sot ajo godinë  është e ambasadës së Irakut. Kam qenë për kurizotet dhe e kam parë. Është një godinë gjigande dhe shumë funksionale.

Mentalitetei i Rusisë është i Carit. Ka një fakt domethënës që në fjalimine  tij të marrjes së detyrës Putin foli ekzakt 2 orë e 1 minutë.  Salla ka bërë duartrokitje 83 herë. 38 herë ka duartrokitur kur Putin ka folur për nëndetëset raketat dhe anijet. Është një mentalitet që nuk thyhet kollaj. Madje ai tha lidhur me helimin e agjentit Sergey Skripal dhe vajzës Julia sikur ne do donim këtë kolonelin ta vrisnim, ne do ta vrisnim por nuk do zgjidhnim këtë kohë në prag të zgjedhjeve dhe në prag të Kampionatit Botëror të Futbollit.

Ndërkohë ka një fakt. Janë vrarë 700 mijë arabë. Asaj Theresa May-t i ka dhembur shpirti apo i dhemb shpirti për një që realisht ka qenë agjent i dyfishtë. Janë 700 mijë njerëz që janë vrarë. Jo. Nuk i ka dhembur askujt. Atëherë përse ndodh kjo punë? Ajo ka një gjendje shumë të rëndë brenda vendit lidhur edhe me Brexit. Përse e mbështeti Trump? Sepse gjithë ajo zhurmë që u bë për Trump si mbështetës i Putin dhe ai do tregojë përpara atyre që është kundër”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne