Latif Mustafa sulmon Soros-in: LSDM, shoqëria e hapur dhe qytetaria e uzurpuar

Shkruan: Latif Mustafa

Organizata botërore “Fondacionet e Shoqërisë së Hapur” e financuar nga George Soros, përkundër shumë gjërave të mira që mund t’ketë bërë, në Maqedoni dhe rajon, ajo arriti t’i imponojë botëkuptime tëhuajësuese dhe tjetërsuese:

  1. Parasëgjithash, arriti të imponojë idenë e “vullnetarizmit të paguar” duke shkërmoqur kështu principin kryesor të mobilizimit social. Apo, mobilizimin shoqëror e burgosi në paratë e kapitalistëve botërore.
  2. Monopolizoi konceptin e “shoqërisë së hapur”, dhe uzurpoi konceptin kozmopolit të shoqërisë qytetare/kozmopolite duke propaguar atë si antipodin e ligjërimit nacionalist apo çfarëdo ligjërimi tjetër publik që e kundërshton “”qytetarinë” me shumë identitete e në të vërtetë pa identitet.
  3. Si kapitaliste që është bëri martesë me të majtën sociale/iste, martesë kjo që ua mbylli të gjitha poret për një diskurs kritik shoqëror duke e mekur atë brenda një diskursi monolit dhe të varfër për të drejtat e LGBT-ve.
  4. Martesa nuk i mjaftoi me të majtën, bëri edhe një tjetër me lëvizjet “islamike” të cilave duke u shpjeguar përafrinë konceptuale në mes qytetarisë globale dhe “umetit islam” dhe qasjen identitike anti-nacionaliste bëri paralizimin total të kësaj shtrese, me një koncept për fenë tashmë të instrumentalizuar.
  5. Dhe krejt së fundmi arriti që idenë e revolucionit që në thelb është stihik dhe transformues rrënjësor arriti të krijoj imazhin e revolucionit “të kontrolluar” dhe instrumental si puna e “revolucionit të larmë” që ishte vërë në shërbim të partisë së atëhershme opozitare LSDM-së, për të ngritur pazarin politik.

Dhe në fund, folur në gjubën e Niçes, të kenë privilegjin e kritikës dhe ndërtimit të moralit të “fisnikëve” dhe degjenerimin e moralit të “skllevërve” për të shtypur atë në përjetësi!

Interpretimet alternative ndaj të gjitha këtyre parametrave të Sorosit, mbase do ishin shumë frytdhënëse./ shenja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne