Lavrentiyev: Operacioni ushtarak ndaj Idlibit nuk është në rendin e ditës

Në konferencën për shtyp të organizuar pas mbledhjes së 10-të të vendeve garantuese në Soçi të Rusisë, përfaqësuesi special i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin për Sirinë, Aleksandr Lavrentiyev u prononcua në interes të gazetarëve.

Përfaqësuesi special i Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin për Sirinë, Aleksandr Lavrentiyev bëri të ditur se operacioni ushtarak ndaj Idlibit nuk është në rendin e ditës.

Në konferencën për shtyp të organizuar pas mbledhjes së 10-të të vendeve garantuese në Soçi të Rusisë, Lavrentiyev preku në vendimin për lirimin e robërve të luftës dhe shtoi se “Në etapën e parë bëhet fjalë për lirimin e 10-15 robërve, por kjo është vetëm fillimi”.

Duke e bërë të ditur se ka mëdyshje të ndërsjella në lidhje me këtë çështje Lavrentiyev tha: “Opozitarët ngurojnë të paraqesin listën e robërve, sepse frikësohen nga vrasja e tyre. Besojë se përpjekjet tona në këtë drejtim do të kenë ndikim pozitiv. Edhe nga partnerët tanë turq kërkojmë të kontribuojnë dhe ata japin kontributin e tyre”.

Ndërkaq në përgjigje të pyetjes se a do të ketë ndonjë operacion gjithëpërfshirës ndaj Idlibit”, Lavrentiyev tha: “Në mbledhje nuk është bërë fjalë në këtë drejtim. Prioritet është dhënia fund pranisë dhe aktiviteteve të Al-Nusras. Opozitarëve dhe partnerëve turq u rekomanduam të bashkëpunojnë me ne për mënjanimin e këtij kërcënimi. Në qoftë se ata mund t’ia dalin vetëm me këtë çështje atëherë ne e mirëpresim me kënaqësi. Jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë në qoftë se shfaqet nevoja”.

Diplomati rus shprehu keqardhje nga mosmarrja pjesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mbledhje edhe pse ishin të ftuar dhe tha se shpresojnë që ShBA-të të marrin pjesë në mbledhjet e ardhshme.

Lavrentiyev bëri të ditur se mbledhja e radhës e garantuesve do të mbahet në nëntor dhe se për vend sërish propozuan Soçin, por tha se ende nuk është marrë ndonjë vendim në lidhje me vendin ku do të mbahet mbledhja.

Në fund të ditës së parë të bisedimeve të mbajtura në Soçi, Turqia, Rusia dhe Irani edhe njëherë theksuan angazhimin e tyre të përbashkët pro tërësisë territoriale të Sirisë dhe kundër agjendave separatiste që kërcënojnë sigurinë e vendeve fqinje.

Vendet garantuese gjithashtu vënë theksin në sigurimin e kushteve të nevojshme për kthimin në mënyrë vullnetare të refugjatëve dhe të zhvendosurve sirianë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne