Lavrov: Aktivitetet e SHBA-ve në Siri nuk kanë bazë juridike

Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov tha se aktivitetet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Siri nuk kanë bazë juridike.

Lavrov duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, deklaroi se Rusia është duke vazhduar aktivitetet e saj në Siri si rezultat i marrëveshjeve të nënshkruara reciproke.

“Aktivitetet e SHBA-ve në Siri nuk kanë bazë juridike. Për këtë arsye SHBA-të nuk i zbulojnë bazat në Siri”, tha Lavrov.

Ai thekson se qëllimi i përbashkët i Rusisë dhe SHBA-ve është lufta kundër terrorizmit dhe sigurimi i stabilitetit politik.

“Kur liderët tregojnë vullnet, atëherë është e mundshme të arrihen rezultate pozitive. Marrëveshja për ‘zonat jokonfliktuale’ në lidhje me jugun e Sirisë është shembulli i kësaj”, tha ministri rus.

Sipas tij, SHBA-të dhe Rusia vazhdojnë të punojnë lidhur me detajet e marrëveshjes për armëpushim në jugperëndim të Sirisë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne