Ministri i Jashtëm i Rusisë, Seregi Lavrov, ka thënë lidhur me pretendimet për vrasjen e liderit të organizatës terroriste DEASH Abu Bakr Al Baghdadi se ende nuk i posedon informacionet për ta konfirmuar një qind për qind vrasjen e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media në Moskë, Lavrov i është përgjigjur një pyetjeje rreth deklaratës së Ministrisë ruse të Mbrojtjes, e cila më herët tha se beson të ketë vrarë Baghdadin në një sulm ajror të ndërmarrë në Rakka më 28 maj.

Rusia pretendon se ka vrarë kreun e DEASH-it, Abu Bakr al-Baghdadi

“Edhe unë i dëgjova këto deklarata. Ende nuk kam informacion për ta konfirmuar një qind për qind këtë gjë”, tha Lavrov.

Lavrov theksoi se lajmi për vdekjen e liderëve të organizatave terroriste çdo herë nxisin zëra të mëdha. Shefi i diplomacisë ruse tha se vrasja e mundshme e Al Baghdadit nuk duhet të mbivlerësohet, pasi grupet terroriste mund të rikthejnë përsëri kapacitetin e luftimit, duke shtuar se “Kjo ka vlen edhe për DEASH-in dhe me Al Nusran”.

Ndryshe, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se në sulmet ajrore në Rakka më 28 maj ka vrarë 330 militantë të organizatës terroriste DEASH, përfshirë dhjetëra udhëheqës ushtarakë dhe kreun e organizatës.

13