Lavrov kritikon veprimtarinë anti-ruse të Amerikës

Ministri i jashtëm i Rusisë ka kritikuar veprimtarinë anti-ruse të Amerikës.

Sergei Lavrov në një bisedë telefonike me Rex Tillerson sekretari amerikan i shtetit ka kritikuar veprimtarinë anti-ruse të Amerikës dhe diskutoi mbi mosmarrëveshjet dypalëshe rreth krizave në Ukrainë dhe Siri. Pak ditë më parë një avion F16-të i NATO-s i është afruar avionit me të cilin po udhëtonte ministri i brendshëm rus, Sergei Shoigu. Kjo ka nxitur reagimin e një bombarduesi rus Su-27, që u pozicionua mes dy mjeteve fluturuese, duke treguar armët e duke detyruar tërheqjen e avionit të aleancës. Mediat ruse pretendojnë se incidenti ndodhi në hapësirë ajrore ndërkombëtare, mbi detin Balltik, kur Shoigu po fluturonte në enklavën ruse të Kaliningradit. Pas mbërritjes në destinacion, ministri i brendshëm rus foli kundër atyre që i quajti akte agresive të NATO-s në kufijtë ruse .Situata që po zhvillohet në kufijtë tanë perëndimorë ka tendencën për t’u përkeqësuar. Kjo lidhet me intensifikimin e aktiviteteve ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s në lindje të Evropës. Aleanca ka grumbulluar forcën ushtarake në shtetet baltike dhe kjo tregon qëndrimin e partnerëve tanë evropianë, pro politikave anti-ruse, tha Sergei Shoigu./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne