Lavrov në Ankara: Shumë vende nuk do të përdorin më dollarin

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov tha se sanksionet e njëanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë të jashtëligjshme dhe shumë vende do të fillojnë të heqin dorë nga dollari.

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov që u takua në Ankara me Ministrin e Jashtëm, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) bëri një deklaratë në konferencën e përbashkët të shtypit.

Mevlyt Çavushollu dhe homologu rus, Sergey Lavrov, iu përgjigjën pyetjeve në kuadër të Konferencës së 10-të të Ambasadorëve në Ankara.

Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Turqisë, Lavrov tha: “Sanksionet e Amerikës janë të jashtëligjshme. Shumë vende do të fillojnë të heqin dorë nga dollari”.

Ai u shpreh edhe në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë.

“Disa partnerë perëndimorë kanë humbur kulturën e diplomacisë” tha Lavrov dhe bëri të ditur se janë të kënaqur nga fakti që Turqia nuk përfshihet në sanksionet ndaj Rusisë.

“Ne shpresojnë që në marrëdhëniet ndërkombëtare të triumfojë bonsensi dhe vendet të kthehen tek dialogu i çliruar nga paragjykimet politike” u shpreh ministri rus.

Kurse pyetjes në lidhje me sulmet e regjimit të Esadit ndaj civilëve në qytetin Idlib të Sirisë Ai tha se Turqia dhe Rusia janë duke biseduar për vënien në jetë të marrëveshjeve për zonën e çtensionimit në Idlib./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne