Lavrov: Opozitarët e sponsorizuar nga të huajt po e humbasin fuqinë

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, theksoi se grupet opozitare të Sirisë, të cilat po sponsorizohen nga vendet e huaja, po humbasin në mënyrë progresive fuqinë e tyre.

Lavrov e bëri këtë deklaratë të enjten në Moskë në një takim me Ahmad Xharba, kreu i lëvizjes Nesër të Sirisë, një grup opozitar me qendër në Kajro. “Ata përfaqësues të opozitës së jashtme, të cilët u përdorën për të vepruar vetëm mbi bazën e ultimatumeve dhe parakushteve, të cilët, për të qenë të sinqertë, promovuan më shumë idetë e sponsorëve të tyre të jashtëm, sesa interesat e popullit sirian, gradualisht po e humbasin ndikimin e tyre” tha Lavrov. Diplomati i lartë rus gjithashtu përshëndeti një “proces mjaft të shëndoshë bashkëpunimi mes grupeve të ndryshme të opozitës së Sirisë” që synon zgjidhjen e krizës në Siri, duke thënë se Moska po kërkon në mënyrë aktive të nxisë negociatat midis palëve ndërluftuese të Sirisë. Komuniteti ndërkombëtar beson se “vetë sirianët duhet të zgjedhin fatin e vendit të tyre dhe për këtë ata duhet të pajtohen me njëri-tjetrin”, shtoi ai. Ahmed Xharba, nga ana e tij, nënvizoi rëndësinë e bisedimeve të paqes dhe vlerësoi Rusinë për kontributin në zgjidhjen e konfliktit. Opozita e Sirisë është e vendosur të “kërkojë zgjidhje të përbashkëta dhe kjo duhet të jetë zgjidhje politike”, shtoi Xharba./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne