Lavrov: Për çlirimin e Mosulit të shfrytëzohet përvoja e Alepos

Ministri i Jashtëm i Rusisë kërkoi që për çlirimin e Mosulit në Irak të shfrytëzohet përvoja e çlirimit të Alepos në Siri.

Sergei Lavrov, shef i diplomacisë ruse deklaroi se Moska ka kërkuar një takim urgjent të KS të OKB në lidhje me veprimet e SHBA në Mosul. “Ne kërkojmë që përvoja e çlirimit të Alepos të shfrytëzohet edhe në operacionin për çlirimin e Mosulit dhe të evitohet humbja e jetës së civilëve”- deklaroi ministri i Jashtëm rus, i cili ndër të tjera kërkoi nga të gjitha vendet që të koordinohen me Rusinë dhe Sirinë në operacionin për çlirimin e qytetit Raka në veri të Sirisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne