Lavrov: Po përfundojnë punimet për formimin e Komitetit Kushtetues të Sirisë

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov tha se po përfundojnë punimet për të krijuar një Komitet Kushtetues të Sirisë, dhe se komiteti duhet të fillojë të punojë në të ardhmen e afërt në Gjenevë.

Lavrov i cili u takua me Ministrin e Jashtëm të Jordanisë, Ayman Safadi, tha në një konferencë për shtyp të dhënë pas takimit, se: “Me rezolutën 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ne theksuam se për krizën, nuk ka ndonjë zgjidhje tjetër, përveq asaj politike, në drejtim të vendimit Kongresit Sirian të Dialogut Kombëtarë. Brenda kuadrit të këtyre vendimeve, studimet për krijimin e një Komiteti Kushtetues tani po përfundojnë.”

Deklaratën e tij, Lavrov e vazhdoi duke u shprehur se: “Unë shpresoj se kolegët tanë nga OKB-ja do të fillojnë të kontribuojnë në punën për formimin e komitetit, i cili duhet të fillojë aktivitetet e tij në Gjenevë.”

Përfaqësuesi për Sirinë i presidentit rus, Vladimir Putin, Aleksandr Lavrentyev kishte deklaruar se elementi kryesor për zgjidhjen e krizës në Siri është krijimi i Komitetit Kushtetues.

Burimi : Sputnik News / ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne