Lavrov: Putin dhe Erdoan do të bisedojnë për krizën siriane

Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov tha se Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan në takimin që do të kenë më 10 mars në Moskë do të bisedojnë për krizën siriane.

Ne jemi të gatshëm për zhvillimin e bashkëpunimit në Siri përmes kanaleve dypalëshe dhe shumëpalëshe, u shpreh shefi i diplomacisë ruse, ndërsa shtoi se e rëndësishme është marrja në konsideratë e realitetit në rajon.

Lavrov, në deklaratën që bëri pas takimit në Moskë me homologun azer Elmar Memmedyarov tha: “Turqia është një partnere e afërt edhe e Azerbajxhanit, edhe e Rusisë. Të premten (10 mars) do të realizohet një takim në nivelin e liderëve turq e rus. Në këtë takim do të trajtojmë fusha të ndryshme, ku ne kemi ndërveprim reciprok, duke përfshirë këtu çështjet me interes tregtar, ekonomik, investimet, projektet e përbashkëta në infrastrukturë etj.”.

Në këtë takim do të diskutohet edhe për bashkëpunimin ndërmjet Turqisë dhe Rusisë në politikën e jashtme, sqaroi Lavrov, duke shtuar se prioritet do ti kushtohet zgjidhjes së krizës siriane përmes iniciativës së përbashkët, ku bën pjesë edhe Irani, armëpushimit në Siri dhe dialogut politik të zhvilluar në Astana të Kazakistanit ndërmjet qeverisë (regjimit) dhe opozitës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne