Lavrov: Rusët e dëbuar nga Holanda ishin në “udhëtim rutinë”

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, tha të hënën se dëbimi i katër agjentëve të dyshuar rusë nga Holanda, në muajin prill, ka qenë “keqkuptim” dhe se vizita e tyre ka qenë “udhëtim rutinë”.

“Nuk kishte asnjë sekret në lidhje me udhëtimin e specialistëve tanë në Holandë, pasi ka qenë një udhëtim rutinë. Ata nuk janë fshehur kur janë regjistruar në hotel, ose kur kanë shkuar në aeroport, ose kur kanë shkuar në ambasadën tonë”, tha Lavrov në një konferencë për media.

“Ata janë arrestuar pa shpjegim dhe u është kërkuar të largohen. Është dukur si një keqkutim”, shtoi ai.

Të enjten e kaluar, Holanda bëri të ditur se ka dëbuar agjentë të inteligjencës ushtarake ruse GRU në muajin prill.

Në të njëjtën ditë, Shtetet e Bashkuara i akuzuan shtatë zyrtarë të GRU-së për, siç u tha persulme kibernetike mbi agjencitë kundër dopingut dhe të tjera.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne