Lavrov: Rusia mbështet zgjidhjen e çështjes së Kosovës, nëse atë e pranon Serbia

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se shteti i tij është i gatshëm ta shqyrtojë zgjidhjen në çështjen e marrëdhënieve me Kosovën, në mënyrë konstruktive, për aq kohë sa është pranueshme nga Serbia, shkruan Sputniknews.

Ai po ashtu theksoi se Moska do të vazhdojë ta mbështesë qëndrimin e Beogradit në lidhje me Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe do të mbetet aleat i Serbisë në procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

“Në Rusi, miqtë tanë serbë kanë aleatin më të qëndrueshëm dhe më të sinqertë në procesin e çështjes së Kosovës. Jam i sigurt se ndihma kryesore nga ana jonë është që ta mbështesim pozicionin e Beogradit, bazuar në nevojën për t’iu përmbajtur kërkesave të Rezolutës 1244”, tha Lavrov për Srpski Telegraf.

Ministri rus e potencoi se do ta promovojnë qëndrimin e Beogradit nëpërmjet organizatave të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë Kombet e Bashkuara, Interpolin, Organizatën Botërore të Tregtisë dhe shumë të tjera.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne