Ministri i punëve të jashtme të Rusisë duke kritikuar sanksionet e reja të Uashingtonit të vendosura ndaj Moskës, deklaroi se nuk mund të thuhet asgjë tjetër, përveç keqardhjes për sëmundjen e rusofobisë së Amerikës.
Thesari Amerikan të martën njëkohësisht me vizitën e Petro Poroshenko, presidentit të Ukrainës, në Uashington, ka vendosur në listën e zezë emrat e 38 personaliteteve dhe organizatave të lidhura me veprimet e Rusisë në Ukrainë dhe në këtë mënyrë shtoi sanksionet kundër Moskës. Sergej Lavrov, ministri i punëve të jashtme të Rusisë, të martën në mbrëmje në një konferencë të përbashkët me Jean-Yves Le Drian, ministrin e punëve të jashtme të Francës, shprehu keqardhje për sëmundjen e rusofobisë në Amerikës. Lavrov shtoi: “Veprime të tilla armiqësore të Amerikës nuk përmirësojnë marrëdhëniet mes të dy vendeve”./ PT