Lavrov: SHBA mund të nisë një ndërhyrje ushtarake kundër Venezuelës

Moska beson se Uashingtoni mund të fillojë intervenim ushtarak në Venezuelë, duke e anashkaluar qëndrimin e vendeve të Amerikës Latine, paralajmëroi sot shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov pas bisedës me ushtruesin e detyrës nënpresident i Venezuelës, Dellsi Rodriges.

Lavrov, megjithatë, vlerësoi se planet amerikane për intervenim ushtarak në Venezuelë nuk do të kenë sukses nëse nuk e marrin mbështetjen e Kolumbisë dhe Brazilit.

“Fqinjët e Venezuelës, veçanërisht Brazili dhe Kolumbia, pohojnë se sigurisht nuk do t’i mbështesin planet për intervenim ushtarak në këtë vend. Nëse fqinjët e Venezuelës e mbajnë fjalën e tyre dhe mbeten në këtë pozitë, atëherë, me siguri, planet amerikane nuk do të vihen në aksion”, deklaroi Lavrov në Moskë në konferencën e përbashkët me Rodrigezin.

Sipas tij, përveç disa aleatëve amerikanë, nuk ekziston vend i cili i mbështet planet për intervenimin ushtarak në Venezuelë.

Lavrov përsëri tregoi për mbështetjen e fuqishme të presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro dhe e kritikoi SHBA-në për zbatimin e “fushatës cinike drejt rrëzimit të Qeverisë legjitime të Venezuelës”.

Rodrigez, i cili ndodhet për vizitë në Moskë, tha se Venezuela do të mbështetet në furnizimin me ushqim dhe barëra nga Rusia, pasi ballafaqohet me bllokadën e kryesuar nga SHBA-ja dhe porositi se për investitorët rusë dera do të jetë e hapur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne