Lavrov thekson rëndësinë e takimit mes Putinit dhe Trump

Ministri i jashtëm i Rusisë ka thënë se në takimin që pritet të zhvillohet midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan Donald Trump, do të diskutohen çështje me rëndësi ndërkombëtare.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, Sergei Lavrov ka thënë se takimi i ardhshëm midis Putin dhe Trump nuk do të jetë formal, por padyshim do të ndikojë në stabilitetin dhe sigurinë ndërkombëtare. Është vendosur që në margjinat e takimit të liderëve të G 20 në korrik të këtij viti në Hamburg të Gjermanisë të takohen presidentët e Rusisë dhe SHBA./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne