Le Pen kërkon nga Trump të mos përsëris skenarin e Libisë dhe Irakut

Kandidatja për presidente të Francës, Marine Le Pen ka thënë se Donald Trump nuk duhet t’i përsërisë gabimet që Uashingtoni ka bërë në Irak dhe Libi.

“Unë jam duke i bërë thirrje Trampit të jetë i kujdesshëm në Siri sepse ne kemi parë se çfarë bëri në Libi dhe Irak. E vërteta është se nuk ka sjellë më shumë paqe, më shumë qetësi e as mbrojtje për civilët”, ka thënë Le Pen.

Le Pen theksoi se ajo ishe kundër ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në 2011 në Libi dhe vuri në dukje se ngjarjet që pasuan e vërtetuan se ajo kishte të drejtë.

Më 7 prill, Shtetet e Bashkuara nisën 59 raketa ‘Tomahawk’ për në aeroportin ushtarak sirian Ash Sha’irat. Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se sulmi ishte një përgjigje ndaj përdorimit të armëve kimike në provincën Idlib të Sirisë më 4 prill, e cila rezultoi në vdekjen e mbi 80 personave.

Ministri i jashtëm sirian ka mohuar përfshirjen e qeverisë në këtë incident, duke thënë se ai kurrë nuk kishte përdorur e as nuk do të përdorë ndonjëherë armë kimike ndaj civilëve e as ndaj terroristëve.

Ndërsa Rusia i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të OKB-së të nis hetimet për këtë incident./ lexo.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne