Le Pen sulmon kishën katolike

Udhëheqësja e Frontit Nacional dhe kandidatja për presidente në Francë, Marine Le Pen, gjatë një interviste për të përditshme “La Croix” tha se ishte e zemëruar me kishën, që sipas saj i fut hundët kudo përveçse te gjërat që i takojnë.

Udhëheqësja e partisë së ekstremit të djathtë iu referohej fjalëve të Papa Françeskut për t’u hapur dyert emigrantëve. “Fakti që ai bën thirrje për mëshirë e për të mikpritur të huajt nuk më bezidis shumë. Por nëse i kërkon shteteve europiane që të veprojnë kundër interesave të popujve të tyre, kjo quhet ndërhyrje në politikat e brendshme të këtyre vendeve, pasi ai është edhe kreu i një shteti”, tha Marine Le Pen. E megjithatë, pyetjes nëse do ta ftonte Atin e Shenjtë po të zgjidhej në krye të Elizesë, ajo iu përgjigj se do ta bënte me shumë kënaqësi. Le Pen theksoi gjithashtu se kishte një vizion rigoroz për laicitetin. Sa i përket martesave mes homoseksualëve, ajo nuk përjashton mundësinë e zhvillimit të një referendumi për të vendosur mbi këtë çështje./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne