Leila Halid: Duhet të anullohet marrëveshja e Oslos/ Rezistenca duhet të jetë thelbi i mendësisë së luftës

Vetëm disa orë përpara se administrata e Trumpit të shpallte vendimin në lidhje me Jeruzalemin kemi zhvilluar një intervistë me antaren e FPÇP-së, Leila Halid në lidhje me Jeruzalemin dhe zhvillimet e fundit në rajon.

Hasan Sivri: Trumpi ka bërë me dije se do të mbajë një ndër premtimet e tij elektorale, sipas të cilit SHBA-ja do ta pranojë Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe do zhvendosë ambasadën amerikane aty. Shumë nga aleatët e SHBA-së në rajon, Evropa dhe shumë palë të tjera e kanë paralajmëruar Trumpin në lidhje me këtë çështje. Pse insiston SHBA-ja në këtë çështje?

Leila Halid: Administrata amerikane është aleati më i rëndësishëm i Izraelit pushtues. Për më tepër, me mbështetjen ushtarake dhe pajisjen me armë si dhe me ndihmën ekomonike që i mundëson Izraelit, qeveria amerikane është ortake në gjithë sulmet jo vetëm kundër palestinezve, por edhe kundër të gjithë popujve të tjerë arabë. Qeveritë amerikane gjithnjë e kanë pasur këtë qëllim, megjithatë administrata aktuale me veprimet e fundit i ka vënë në jetë këto qëllime: qeveria amerikane është aleate aktive e Izraelit pushtutes në pushtimin dhe në gjithë sulmet kundër territoreve dhe popullit tonë. Kombet e bashkuara kanë marrë vendimin dhe janë ligjërisht të varura prej tij se Kudsi (Jeruzalemi) – ashtu edhe si territoret e tjera palestineze – është nën pushtim. Ndërkohë që qeverisë amerikane nuk i intereson një gjë e këtillë dhe ka vendosur të pozicionohet në njërin krah duke e njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit. Askush nuk duhet të mendojë se do të mund të mbështetet në ndonjë moment tek Amerika për të arritur paqen e vërtetë në rajon.

Hasan Sivri:  Do të flasim në lidhje me Frontin Popullor të Çlirimit të Palestinës dhe pozicionin e tij në vazhdim, megjithatë ka analiza që sugjerojnë se Trumpi po luan me zjarrin dhe se ky zjarr do të djegë të gjithë rajonin. Për më tepër, ka edhe prej atyre që pretendojnë se po afrohet edhe Intifada e Tretë. Në vende të ndryshme të botës po bëhen shfaqje të njëpasnjëshme. Po kështu ka parapërgatitje edhe në Gaza. Pas këtij vendimi, cilat do të jenë zhvillimet në terren?

“Interesat amerikanëgjenden të cënuara”

Leila Halid: Popujt mund ta shprehin kundërshtimin e tyre duke u mbledhur para ambasadave të rajone të ndryshme në gjithë botën. Në këtë mënyrë, këto popuj mund të tregojnë se janë kundër këtij vendimi që bie në kundërshtim me të drejtat e gjithë popujve në botë. Një situatë e këtillë krijon një farë atmosfere të konfliktit religjoz. Kur në realitet, çështja e Jeruzalemit nuk është vetëm një çështje fetare, Jeruzalemi është një territor mbi të cilin ka të drejtën e zotërimit një popull i caktuar. Gjatë muajit tetor, kur popujt u ngritën në veprim për çështjen e xhamisë Aksa, u bënë përpjekje që kjo të kthehej në një konfikt apo zënkë ndër fetare. Kjo është ajo që donin të bënin edhe sot. Konflikti me sionistët, me aleatët e tyre dhe veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është në konflikt politik. Për këtë arsye, Trump nuk duhet të përpiqet ta paraqesë këtë si një çështje fetare, që në të vërtetë e ka të pamundur ta bëjë një gjë të këtillë. Dhe Trumpi nuk do të ketë mundësinë të ketë sukses për një gjë të këtillë. Ne nuk e shohim konfliktin nga ky këndvështrim. Sepse këto territore janë pushtuar nga sionistët dhe populli ynë ka të drejtën e rezistencës.

Për këtë arsye, reagimet nuk duhet të mbeten vetëm në kuadrin e dënimit të një veprimi të këtillë. Reagimi i duhur duhet të jetë kështu: Cilat do qofshin interesat amerikane dhe kudo qofshin këto interesa në rajon duket që janë të cënuara. Do të kuptohet më vonë se duke qënë se ka dështuar në lidhje me këto interesa, “Administrata amerikane me qëllim të vazhdojë t’i qëndrojë pikëpamjes së saj me anë të thellimit të ktëtij vendimi ka rritur që të shënojë një fitore”. Për sa kohë vendimit të Trumpit nuk i jepet një përgjigje në nivelin e vendimit të tij atëherë kjo “e vërtetë” do të vërtetësohet. Bashkëngjitur, sot është pikërisht dita kut të gjitha vendet që kanë marrëdhënie me Izraelin t’i japin fund këtyre marrëdhënieve. Duhet të ndërpriten marrëdhëniet ekonomike, ushtarake dhe të gjitha llojet e tjera si dhe duhet që Izraeli të bojkotohet. Këto janë vetëm përgjigjet dhe reagimet që duhet të jepen në fazën e parë. Çdo hapi praktik duhet t’i kthehet përgjigje praktike të të njëjtit nivel. Këto reagime duhet të jenë të njëpasnjëshme. Aktualisht ka një thirrje të OKB-së për një mbledhje të Këshillit të Sigurisë. Nga eksperienca në të shkuarën ne jemi të vetëdijshëm se Këshilli i Sigurimit nuk është një instancë që t’i ketë dhënë ndonjëherë zgjidhje të drejtë problemeve të popujve. Sepse Këshilli i Sigurimit është iniciuarat nga politikat e qeverisë amerikane dhe vazhdon të funksionojë në mënyrë të këtillë. Për këtë arsye, duhet të kemi një qasje ndaj të gjitha instancave të mundshme. Duhet që t’i bëhet thirrje shhumë insitucioneve në lidhje me vendimin e marrë ndaj Jeruzalemit, i cili është kryeqytet i të gjithë feve hyjnore të këtilla si Federatës së të Drejtave të Neriut, Kombeve të Bshkuara dhe të gjitha organizatave që operojnë në këtë fushë duke u thënë se “Ky është një sulm i hapur kundrejt të drejtave të Palestinës”. Dhe çfarë është më e rëndësishme se të gjitha është fakti se ekziston një vendim i përbashkët ndërkombëtar që ka vendosur se ky qytet ndodhet nën pushtimin e paligjshëm izraelit. Me këtë hap që ka hedhur SHBA-ja ka shkelur këtë vendim.

Hasan Sivri: Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës i ka bërë thirrje udhëheqësve të gjithë organizatave palestineze si Organizata e Çlirimit të Palestinës për një mbledhje. E dimë pozicionin e OÇP-së. Që tani e tutje si mund t’i parashtrojnë planet e tyre dhe si mund t’i hedhin ato në terren FPÇP-ja dhe organizatat e tjera të rezistencës palestineze? Çfarë mund të bëjnë konkretisht në terren FPÇP-ja dhe organizatat e tjera? Zëvendës-sekretari i përgjithshëm i FPÇP-së ka bërë thirrje në lidhje me disa hapa që mund të ndiqen në këtë situatë.

Duhet të hiqet dorë de facto nga marrëveshja e Oslos

Leila Halid: që e parë që duhet bërë për të diskutuar këtë situatë të re të krijuar, sesi duhet reagur në lidhje me tëështë që të mblidhen parlamenti kombëtar, këshilli qëndror dhe të gjithë komisionet e tjera në vazhdim. Nëse kjo sipërmarrje e rrezikshme gjendet përballë palestinezëve që do të qëndrojnë të bashuarë, atëherë kjo përpjekje do të dështojë. Dhe një gjë e këtillë ka nëvojë për ndërtimin e një strategjie të re kombëtare. Fillimisht, pala palestineze duhet të anullojë marrëveshjen e Oslos të thotë se “Marrëveshja e Oslos me Izraelin ka marrë fund, nuk ka më forcë ligjore”. Palestinezët duhet të shpallin anullimin zyrtar të obligimeve që lindin nga kjo marrëveshje dhe duhet yë ndërtojnë një strategji të re kombëtare që duhet të mbështetet thelbësisht tek rezistenca.

Hasan Sivri: A do të jetë e mundur të arrihet një gjë e këtillë? Mesa duket, procesi i paqes dhe marrëveshja e Oslos ka marrë fund. A mund të bëhet një deklaratë e këtillë?

Leila Halid: Çfarë mund të presim që të ndodhë më shumë sesa njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit sionist? Kjo gjë është shumë e rrezikshme. Për më tepër, amerikanët tregojnë hapur se janë mbështetës të pushtuesve. Për këtë arsye, nuk duhet të mjaftohemi vetëm duke u ulur dhe vështruar hapat që po hedh Amerika. Duhet të jemi të gatshëm që të ushtrojmë një presin ku rrugët palestineze të mbushen, udhëheqësit palestinezë të tërhiqen nga bisedimet për paqe dhe të vijnë rezultatet e bashkimit të gjithë palestinezëve duke lënë mënjanë mosmarrëveshjet mes tyre. Në këtë mënyrë, nuk mbetemi vetëm në hapin e thjesht të folurit por hedhim edhe hapat konkret, gjë që na bën të mundur t’i bëjmë thirrje për mbështetje edhe palëve të tjera.

Hasan Sivri:  Disa regjimi brenda gjirit po ndjekin një politikë të normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin. Pas këtij vendimi amerikan, a do të shhim një tërheqje nga një politikë e këtillë? Sepse aktualisht kem reagime edhe nga vendet e rajonit. Apo mos vallë këto regime janë vetëm diçka sipërfaqësore që në të vërtetë tregojnë një panoramë tjetër?

Leila Halid: Këto regjime dhe veçanrisht në mesin e tyre Arabia Saudite po përpiqen që vëmendjen ta kthejnë nga Irani dhe jo nga Izraeli. Për këtë arsye politika e tyre nuk do të ndryshojë dhe ata mbeten të varur nga pronari i tyre amerikan. Ata mund thjesht të mbajnë një qëllim jo të ashpër në lidhje me situatën. Nuk duhet të presim asgjë nga këto regjime që janë kundër vetë popujve të tyre dhe çështjes palestineze dhe që janë përulur përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktualisht Arabia saudite është duke sulmuar Jemenin. Pse? Kjo është një pyetje që i drejtohet regjimeve të tjera të rajonit që janë duke mbështetur Arabinë Saudite në këtë konflikt. Pse?për më tepër, përdorën gjithë forcën e tyre në konfliktin e Sirisë. Pse? Për t’i dobësuar dhe për t’i shkatërruar këto vende. Për këtë arsye, pa iu kthyer detajeve në lidhje me këto konflikte mund të themi se: nuk mund të presim ndryshime thelbësore nga këto regjime. Këto regjime mund të thonë se ky vendim mund të cënojë “procesin e paqes”. Po cili është ky prces i paqes? Ku është kjo paqe? Një gjë e këtillë nuk ekziston. Po ky është një prces, por nuk është një proces paqeje. Me paqe duhet të nënkuptohet që populli palestinez të ketë të drejtat e tij, dhe e drejta kryesore që duhet të ketëështë e drejta e refugjatëve që të kthehen në shtëpitë e tyre. Ky është një hap që duhet hedhur për të shkuar drejt paqes në rajon. Në të kundërt konflikti do të jetë i vzhdueshëm. Me vendimin e Trumpit për Jeruzalemi do të dalë flaka në rajon.

Hasan Sivri: Kur thoni se do të dalë flaka përsëri, për çfarë e keni fjalën?

Leila Halid: Popujt do të mbushin rrugët për të thënë se “këto ngjarje jnë një sulm i madh kundër të gjithëve, duhet të ndërpriten të gjitha marrëdhëniet me regjimin pushtues sionist duke përfshirë edhe marrëveshjet e firomosura nga qeveritë e Jordaninë dhe Egjiptit.” Për më tepër, siç jam përgjigjur edhe në përgjigjet e mëparshme duhet të eleminohet tërësisht mendësia e marrëveshjes së Oslos. Në këtë mënyrë mund të krijohet presion që Amerika të tërhiqet nga ky vendim që ka marrë. Pika e dytë e rëndësishme është se Amerika ka interesa shumë të gjëra brenda rajonit. Duhet të arrihet në një pikë që këto interesa duhet të mos shërbejnë më as për Izraelin pushtues dhe as për Amerikën që ka prishur rendin në rajon. Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një qeveri shkatërruese, në të njëjtën kohë që fillojnë luftra nuk dëshiron kurrësesi paqe për këto popuj.

Hasan Sivri: Mesa arrijmë të shohim edhe kryetari i komitetit të organizatës së bashkëpunimit islam për Jeruzalemin edhe mbreti i Marokut kanë dhënë reagimet e tyre. Organizata e Bashkëpunimit Islam do të organizojë një konferencë në Stanboll më 13 dhjetor. Pas kësaj konference, a do të mund të shohim ndonjë reflektim të saj në terren?

Leila Halid: Ne i bëjmë thirrje të gjithë mendimtarve islamikë dhe ndërgjegjeve të tyre që të veprojnë për të zgjidhur situatën në Jeruzalem, megjithatë unë nuk pres që kjo organizatë të ndërmarrë ndonjë veprim të këtillë.

Ka ardhur koha që rezistenca të përbëjë themelin e ngritjes së mënyrës së luftimit në këtë konflikt

Hasan Sivri:  Përpara se të merrej ky vendim janë mbledhur ministrat e jashtëm të shteteve të Lidhjes Arabe dhe përveç ministrave të Irakut dhe të Libanit votuan për etiketimin e organizatës Hizbullah si një organizatë terroriste. Përpara kësaj mbledhjeje, vendet e gjirit kanë dhënë deklarata dhe komente të ndryshme që indikojnë se tashmë çështja palestineze ishte bërë një barrë dhe se duhet të shpëtonin prej saj.

Leila Halid: Padyshim që këto regjimve veprojnë sipas dëshirës së Amerikës. Ato kërkojnë që të shkatërrojnë që në mendim çdo ide të rezistencës dhe të mos lejojnë që ajo të përhapet. Ne i themi këtë si përgjigje: Pushtimi është terrorizëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vetë terrorizmi. Terrorizmi është vuajtja që Izraeli pushtues ushtron çdo ditë në territoret palestineze; politikat rrethuese, krijimi i vendbanimeve, zgjerimi i pushtimit të territoreve, torturat ndaj fëmijëve dhe grave të palestinezëve që mbahen nënpër burgje etj… Tashmë ka ardhur koha që mendësia e rezistencës të zërë vendin që i takon ne terren. Ka ardhur koha që rezistenca të përbëjë themelin e ngritjes së mënyrës së luftimit në këtë konflikt. Pa ndodhur një gjë e këtillë rajoni jonë nuk do të shpëtojë kurrë nga sionistët dhe nga hegjemonia e imperialistëve.

Hasan Sivri: Së fundmi, kemi dëshmuar lëvizje të ndryshme të armiqësisë së sauditëve kundër Iranit dhe rritjen e ndikueshmërisë së Iranit në rajon. Sauditët kanë arrestuar princat e tyre, e detyruan Haririn që të japë dorëheqjen, në mbledhjen e ministrave të jashtëm të vendeve arabe Hizbullahu u etiketua si organizatë terroriste dhe së fundmi janë ndërmarrë veprime kundër husive të Ali Abdullah Salihut në Jemen. Të gjitha këto dhe vendimi për Jeruzalemi si do të ndikojnë në konfliktin mes Iranit dhe sauditëve? Duket se sauditët do tëkundërveprojnë. Udhëheqësi i Hizbullahut, Seid Hasan ka deklaruar se “Sauditët i kanë ofruar Izraelit para për të paguar nëse do të luftojnë kundër Hizbullahut.” Pas gjithë këtyre zhvillimeve a do të shohim një luftë gjithëpërfshirëse në rajon?

Leila Halid: Historia na ka vërtetuar se këto ndërveprime të sauditëve nuk sjellin asnjëherë rezultate. Sauditët nuk e kanë fuqinë që të dalin fitimtar ndaj forcave jemenase që po luftojnëkundër Arabisë Saudite dhe aleatëve të tjerë të saj. Sauditët tashmë po mundohen të përhapin sa më shumë idenë se çështja palestineze nuk është më një çështje prioritare pr arabët, se armiku i tyre i vërtetë është Irani dhe siç po dëgjojmë gjithnjë e më shumë së fundmi po punohet për të ndërtuar marrëdhnie të normalizuara me Izraelin, megjithatë ne të gjithë e dimë se busulat e popujve tonë tregojnë drejt Palestinës dhe jo drejt Iranin. Për këtë arsye, sauditët që bashkë me aleatët e tyre po mundohen të nxisin konfliktin kundër Iranit do të arrijnë në një pikë ku “do të përplasen me forca që nuk do t’i lejojnë të vazhdojnë më tej”. Irani nuk është një shtet i vogël dhe i dobët, është një ndër fuqitë e rajonit. Një shtet i këtillë nuk do të tolerojë asnjë sulm pavarësisht natyrës së tij ndaj tij në rajon. Përtej kësaj, Irani është një shtet që e ka fuqinë të vetëmbrohet. Sauditët tashmë kanë dështuar me këto politika në Siri, në Jemen, në Irak dhe në vendet e tjera të rajonit. Së fundmi pamë edhe sesi dështuan në Liban. Për këtë arsye, në këtë mënyrë do të vazhdojnë të dështojnë edhe në vijim. Në të ardhmen mund të shohim nnjë konflikt të brendshëm brenda Arabisë Saudite.

Burimi : Medya Ş/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne