Lëshoi dronin mbi konsullatën amerikane në Firence, shqiptari nuk shpallet hero si Ballist Morina

Një 29-vjeçar shqiptar është denoncuar nga policia italiane për dhunim të kodit ajror të pilotimit .

29-vjeçari shqiptar ka pilotuar pasditen e djeshme një dron mbi qendrën historike të qytetit të Firences e mjaft pranë selisë së Konsullatës amerikane.

29-vjeçari pilotonte dronin pa asnjë autorizim nga ballkoni i një hoteli ku po qëndronte prej disa ditësh në Firence.

Sipas rrëfimit të shqiptarit, pilotimi i dronit kishte si qëllim filmimin nga ajri të qytetit të Firences për të realizuar reklamën e një firme parfumesh në pronësi të një shtetasi shqiptar e me aktivitet sipërmarrës në Shqipëri.

Filmimet me dron po kryheshin mjaft pranë selisë së Konsullatës amerikane në Firence e në hapësire ajrore brenda perimetrit të aeroportit të qytetit.

Fakt që ka shkaktuar alarmin e forcave italiane të rendit. Për të pilotuar një dron brenda këtij territori ajror është e nevojshme autorizimi i autoriteteve lokale si dhe e patenta e nevojshme për pilotim.

Policia italiane ka sekuestruar dronin e ka denoncuar 29-vjeçarin shqiptar për dhunim të kodit ajror të pilotimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne