Letër Ayetullah Hamaney-it nga lideri i Hamasit: i jemi mirënjohës mbështetjes dhe qëndrimit tuaj

Në letrën të cilën lideri i Hamasit, Ismail Heniyye i’a dërgoi liderit të Revolucionit Islamik, Seyyid Ali Hamaney, e falënderoi për mbështetjen e dhënë për çështjen palestineze dhe e vlerësoi për qëndrimin e tij të menqur ndaj komploteve të Botës Islamike.

Agjensia zyrtare e lajmeve të Republikës Islamike të Iranit, IRNA njoftoi se lideri i Hamasit, Ismail Heniyye i ka shkruar letër liderit Islamik të Iranit, Seyyid Ali Hamaney.

Sipas raportit të IRNA, në letrën e shkruar nga Kryetari i Byrosë Politike të Hamasit, Heniyye vlerësoi qëndrimin e vendosur dhe të vlefshëm të Iranit për çështjen palestineze.

Heniyye gjithashtu falenderoi popullin iranian për mbështetje dhe për udhëheqjen e lëvizjes së rezistencës nga Seyyid Ali Hamaney.

Në letrën në të cilën u përmenden komplotet e organizuara nga armiqtë kunder umetit islam, forcave të rezistencës islamike, dhe sidomos kundër Jeruzalemit, u deklarua: “Këto komplote i dinim edhe nga e kaluara. Por komplotet e armiqëve u shfaqën haptazi kur pas konferencës në Rijad, presidenti amerikan, Trump i definoj si armiq Hizbullahun dhe Hamasin, duke përfshirë edhe Iranin dhe kur përcaktoj Jeruzalemin si kryeqytet të Regjimit Sionist.”

Heniyye së fundi tha se qëlimi i rezistencës u përball me një komplot ndërkombëtarë që ka për qëllim t’a shkatërroj Gazën, t’i jep fund rezistencës kundër regjimit izraelit dhe të hap rrugë për normalizim mes regjimeve kukulla dhe regjimit izraelit në rajon.

Duke folur në mbledhjen e 13-të të Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Ayetullah Hamaney kritikoi vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për Jeruzalemin dhe tha se ishte fajtor për mossukses.

Burimi : İslami Analiz/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne