Letër e familjeve të anëtarëve të MEK që banojnë në Shqipëri

Drejtuar UNHCR-së (zyrës së kombeve të bashkuara për refugjatet) dhe Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë.

Përsa i përket cështjes sonë siç jeni edhe në dijeni, ne kemi pritur shumë vite për të pasur mundësi të vizitojmë të dashurit tanë të cilët mbahen robër brenda Organizatës Moxhahedin-e Khalq (MEK, MKO, kult i Rajavit). Ne kemi komunikuar shumë herë me organizata të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Por deri më tani nuk kemi marrë ndonjë përgjigje që të na thote se kemi të drejtë të takohemi me të afërmit tanë. Shumë baballarë, nëna, vëllezër dhe motra që dëshironin të vizitonin të dashurit e tyre tashmë janë larguar nga kjo botë pa qenë në gjendje ta plotësonin deshiren e tyre.

Duke iu referuar natyrës abuzive të kultit të Rajavit, siç dëshmohet edhe nga shumë ish-anëtarë, dhe faktit që anëtarët janë subjekt i manipulimit psikologjik, ju bëjmë thirrje të respektoni të drejtat themelore humanitare dhe të na lejoni të vizitojmë të dashurit tanë. Ne gjithashtu ju bëjmë thirrje që ti lejoni të dashurit tanë, të mbajtur robër brenda kultit, që të njohin dhe të përfitojnë nga të drejtat e tyre ndërkombëtare dhe financiare. Ju tashmë e dini se këta individë, të cilët janë viktima të një kulti shkatërrues të kontrollit të mendjes, janë privuar nga të drejtat e tyre themelore.

Gjatë viteve të fundit, shumë anëtarë të kultit Rajavi kanë qenë në gjendje të kalojnë kufijtë mendorë si dhe fizikë dhe të kthehen në botën normale ku tani po jetojnë lirshëm në Iran ose në vende të tjera. Këta individë kanë shfaqur marrëdhënie brutale brenda kultit dhe janë takuar me organet ndërkombëtare, kanë shkruar në shtyp dhe kanë qenë aktive në internet për të folur për këtë.

Kjo përfshin anëtarët e kultit Rajavi që ishin dërguar në Iran për të kryer operacione të dhunshme terroriste, por që ndryshuan mendjen pasi u arrestuan dhe mësuan për natyrën e veprave të tyre. Ata kanë folur kundër MEK-ut dhe e kanë dënuar atë për shperlarjen e trurit që u bën, me qëllim që ti marri ata për të kryer krime. Këta ish-pjesëtarë, më pas gëzuan amnisti dhe ju kthyen jetës normale.

Zyrtarët e Republikës Islamike të Iranit kanë deklaruar në shumë raste se: “ata që nuk morën pjesë në luftë të armatosur dhe nuk kishin kryer vrasje, mund të kthehen lirshëm në Iran, me kusht që ta kenë refuzuar kultin”. Gjatë viteve, shumë individë kanë ikur nga grupi dhe janë kthyer në Iran ku kanë rifilluar një jetë normale. Ata nuk janë ndjekur më penalisht por vetem në raste kur kanë kryer vepra ordiniere të vogla.

Qëndrimi i Republikës Islamike ndaj anëtarëve të MEK-ut është se ata janë mashtruar nga udhëheqësit e kultit dhe prandaj për pasojë janë viktima, që kanë nevojë për ndihmë nga jashtë. Sipas mësimeve islame ata duhet të trajtohen në atë mënyrë që të jenë në gjendje të kthehen në jetën normale me familjet e tyre.

Ne, familjet e anëtarëve të kapur mentalisht dhe fizikisht brenda kultit Rajavi, ju këshillojmë që të përgatisni terrenin për të dashurit tanë që të jenë në gjendje të kenë qasje në familjet e tyre, në botën e jashtme dhe të jenë në gjendje të dinë se çfarë po ndodh sot në botë që të vendosin lirshëm atë që dëshirojnë të bëjnë dhe të zgjedhin të ardhmen e tyre.

Përshëndetje të përzemërta,

Familjet e anëtarëve të MEK / Gazeta Impakt

burimi:nejatngo

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne