Leter Edi Rames: MEK-u mund te kryej akt terrorist ne Shqiperi

Letër e hapur Kryeministrit Edi Rama – siguro jetën e të gjithë anëtarëve dhe dezertorëve të MEK-ut

I dashur Kryeministër Rama,

Këtë letër po ta shkuajmë ne, Massoud dhe Anne Khodabandeh. Ne jemi dy qytetarë britanik që jetojmë në Leeds, Britaninë e Madhe. Jemi ish-anëtarë të kultit të Moxhahedinëve Iranianë (MEK), që tanimë punojnë si ekspertë në fushën e deradikalizimit. Ne ndjekim me shqetësim të madh çështjen e radikalizmit dhe terrorizmit në Evropë, duke i kështuar vëmendje të posaçme MEK-ut. Këtë letër të hapur po ua dërgojmë, pasi jemi të shqetësuar mbi një sulm terrorist i cili mund të ndërmerret në Shqipërisë.

Organizata okulte e MEK-ut, të cilën qeveria juaj strehon që prej vitit 2013, ka ndërmarrë një fushatë nëpërmjet të cilës kërkon ti bindë shqiptarët që ajo është distancuar nga e kaluara e saj terroriste. Pjesë e kësaj përpjekje për përmirësim imazhi janë: dërgimi i shqiptarëve në takimin e Villepinte në Francë në qershor; ftesa e të rinjve shqiptarë në takime sikur ai që u bë “kundër ekzekutimeve” (ku u përmend vetëm Irani, por jo Arabia Saudite, Amerika dhe Kina si shembuj vendesh ku njerëzit dënohen me vdekje); kontaktet që MEK bënë me deputetët e parlamentit dhe zyrtarë partiakë në Shqipëri ku ata mundohen ti bindin ata që historia terroriste e MEK-ut nuk është e vërtetë por është sajuar nga Irani për të baltosur grupin. Kjo e fundit në veçanti është një gjë shumë e ulët, dhe nëse ka politikanë apo zyrtarë shqiptarë që beson këtë rrenë duke injoruar malin me fakte që ekziston, do të thotë që dikush të pranoj të luaj rrolin e idiotit.

Nëse MEK-u sikur ai pretendon, ka ndryshuar, ne pyesim: pse ata nuk e hapin kampin e tyre në MANËZ dhe të lejojnë publikun që të hyjë dhe shohë kampin e tyre sekret dhe anëtarët që ata kanë? Pse anëtarët e MEK-ut vazhdojnë të jetojnë në kushte paramilitariste, me uniforma ku burrat ndahen nga gratë sikur të jenë në një garnizon ushtarak? Filmimi që përpara disa ditësh disa gazetarë të paguar dhe disa politikanë pensionistë gjermanë bënë ndërsa vizituan kampin, ku kërkohej që MEK-sat të tregohen si “njerëz normalë” në fakt tregoi kushtet ku ata jetojnë. Përse muxhahedinët nuk integrohen me komunitetet vendase në Shqipëri, por këmbëngulin që të kenë qytetin e tyre, punishten e tyre, dhe qendrat e tyre shëndetësore etj?

Për më tepër, anëtarët e MEK-ut që punojnë, përse nuk kanë leje pune dhe pse nuk paguajnë taksa sikur qytetarët shqiptarë? Çfarë kontributi po i japin ata shoqërisë shqiptare?

Shqiptarët e kanë kuptuar tashmë që në mesin e tyre qëndron një kult terrorist. Sjellja e tyre e cila alarmoi qytetarët shqiptarë ndërmjet viteve 2013 dhe 2017 tanimë është fshehur në dyert e mbyllura të kampit. Por kjo nuk e zgjidh problemin e tyre. Por në të kundërt, e bën grupin më të rrezikshëm pasi tanimë publiku nuk sheh më se çfarë ata bëjnë.

Skandali i familjes Mohammadi është akoma i freskët në mendjet e qytetarëve. Çfarë ‘revolucionare’ është vajza e Mostafa dhe Mahbubeh Mohammadit, Sommaya e cila sikur edhe është parë ka frikë të takojë mamanë e saj dhe ti thotë në sy që nuk do ta takoj? Sikur edhe ju mund ta dini, MEK-u nuk e la atë të dalë nga kampi dhe ajo vazhdon të mbahet nën survejim nga moxhahedinët, të cilët e shoqërojnë kudo e ngado.

Sikur edhe ju mund ta dini, MEK-u pretendon natë e ditë që grupi i tyre rrezikohet për tu goditur nga Irani. Ata pretendojnë se agjentët e shërbimeve iraniane janë kudo dhe shfaqen edhe si gazetarë! Kuptohet që këtë gjë e vendosin organet e sigurisë shqiptare dhe jo MEK-u. Por shqetësimi ynë është që MEK-u nuk duhet të lejohet që të sillet si polic në Shqipëri.

Sikur edhe ju mund ta keni kuptuar, sjellja e MEK-ut në Shqipëri dhe mos deradikalizimi i tyre ka rritur nivelin e dhunës politike në Shqipëri. Pa marrë parasysh se në cilën anë qeveria juaj qendron – le ta themi hapur, Shqipëria nuk mban dot relata të mira qeverinë e Iranit ndërsa strehon në vend një organizatë terroriste e cila në mënyrë aktive punon që të ndryshoj regjimin në Iran, dhe këtu ju duhet ta ndani mendjen – dhe anëtarët e MEK-ut duhet të mbrohen.

Qeveria juaj duhet të trajtojë me seriozitet çdo kërcënim që i vjen individëve të MEK-ut. Në momentin që ne po u shkruajmë këtë letër, ekzistojnë fakte të mjaftueshme që të bëjnë të besosh për një kërcënim real që ekziston nga udhëheqësja e MEK-ut Maryam Rajavi kundër anëtarëve të organizatës së saj. Në vitin e kaluar – sikur është treguar në këtë shkrim, dhe këtë – MEK-u po planifikon të ndërmarrë një operacion të rremë terrorist [false flag operation] në bashkëpunim me grupe të cilat duan që të shkatërrojnë Marrëveshjen Nukleare të Iranit me Fuqitë Botërore të njohur si JCPOA duke shkaktuar kështu një konflikt ndërmjet Evropës dhe Iranit. Pasi deklaratat bombastike të mëparshme ndaj Iranit nuk janë marrë në konsideratë nga Fuqitë e Evropës  të cilat vazhdojnë të mbështesin Marrëveshjen Nukleare me Iranin, tanimë po kërkohet që të ndërmerret një akt edhe më ekstrem. Ekspertët e MEK-ut besojnë që MEK-u po planifikon të vrasë disa nga anëtarët e vetë në Shqipëri, dhe kjo vrasje më pas do ti faturohet Iranit. Shqipëria e cila qëndron jashtë Bashkimit Evropian dhe ka probleme me krimin dhe korrupsionin, është vendi më i përshtatshëm për të kryer një krim të këtillë.

MEK-u ka një histori të gjatë krijimi të skenarëve që më pas përdoren nga armiqtë e Iranit. Pretendimet më të fundme të komploteve terroriste në Evropë i ngjajnë skenarëve të mëhershëm. Dhe për këtë arsye qeveria juaj nuk duhet të nënvleftësojë aftësitë e MEK-ut për të krijuar një incident të këtillë. Mënyra e operimit të grupit bazohet në vetëflijimin për luftën. Në vitet e kaluara, Marjam Rajavi (dhe burri i saj i zhdukur Masudi) kanë përdorur gjakun e martirëve për të motivuar grupin. Anëtarët e radikalizuar të MEK-ut që besojnë në xhihadin dhe luftën kanë mjaft indoktrinim që të martirizohen për luftën e tyre. Vrasjet janë një prej mjeteve që MEK-u përdor për të zhdukur anëtarët e padëshiruar.

Rasti i Malik Sharait është një shembull i asaj që MEK-u mund të bëj. Sharai planifikonte të largohej nga MEK-u, por duke qenë dëshmimtar i masakrës kontraversiale të shtatorit 2013 në Kampin Ashraf në Irak, komanda e MEK-ut nuk mund ta lejonte që të dëshmonte në publik për ato që ndodhën atëherë.

Fatkeqësisht qeveria juaj e lejoi MEK-un që të mos lejoj një hetim të duhur mbi këtë vdekje, në të njëjtën mënyrë sikur MEK-u i ndali edhe hetuesit në Irak që bënin punën e tyre. Malik Sharai u varros pa iu bërë një autopsi për të hetuar shkaqet e vdekjes. MEK-u e evitoi autopsinë me justifikimin se mjeku ligjor nuk mund ta kryente detyrën e tij për shkaqe kulturore / fetare. Por kjo nuk është e vërtetë. Ekzaminimi mjekësor nuk ndalohet dot për asnjëfarë arsyeje. Në këtë mënyrë MEK-u arriti ti shpëtojë ligjit shqiptar dhe rregullave duke i shpëtuar një hetimi të drejtë mbi arsyet e vdekjes së Sharait.

Ua përmendim rastin e Sharait pasi shembulli i tij duhet të shërbejë si shembull për të kuptuar rrezikun që i kanoset anëtarëve të MEK-ut nga udhëheqësja e tyre.

Çfarë duhet të bëj qeveria juaj që të ndaloj MEK-un nga kryerja e akteve terroriste kundër anëtarëve të tyre?

E para, MEK-u duhet vënë nën kontroll. Sundimi i ligjit shqiptar duhet të implementohen mbi MEK-un ashtu sikur edhe mbi çdo qytetar tjetër të Shqipërisë.  Kampi i Manzës duhet të hapet kështu që aktivitetet e MEK-ut të mbikqyren nga autoritetet vendore; policia shqiptare, zyra e taksave, organet shëndetësore, aktivistët për të drejtat e njeriut etj duhet të kenë akses të plotë në kampin e MEK-ut dhe anëtarët e tij. Anëtarë sikur Somayeh Mohammadi duhet të lejohen që të vendosin vetë për fatin e tyre.

Pa marrë parasysh se nga u vjen kërcënimi, çdo individ i MEK-ut duhet të mbrohet. Në mënyrë që të gëzojnë mbrojtje të plotë ligjore, anëtarët e MEK-ut duhet të pajisen me karta identiteti dhe rezidencë. Ata nuk duhet të lihen pa leje pune – fakt i cili i detyron shumë prej tyre që të qendrojnë të radikalizuar nga MEK-u.

Siguria e muxhahedinëve duhet të vijë nga organet neutrale të shtetit dhe jo nga firma private që paguhen nga MEK-u. Policia duhet të vendoset brenda kampit të MEK-ut në mënyrë që të vendosi ligjin dhe qetësinë.

Edhe pse MEK-u pretendon se familjet e anëtarëve të MEK-ut duan të vijnë në Shqipëri për ti vrarë, ne e dimë nga eksperienca jonë pesëmbëdhjetë vjeçare se e kundërta është e vertetë. Muxhahedinët që kanë familjet e tyre që duan ti takojnë ata, nuk vijnë që ti lëndojnë por shpesh kanë qenë faktor për lirimin dhe integrimin e tyre në jetën civile. Qeveria juaj duhet të lëshojë viza për këto familje, kështu që ata të vizitojnë të afërmit e tyre në Shqipëri.

Në fund, ne u kërkojmë që të rrisni vigjilencën me organet e sigurisë përreth anëtarëve të MEK-ut në Shqipëri, duke përfshirë këtu edhe dezertorët. Kemi indikacione të forta që na bëjnë të besojmë që një plan për të kryer një operacion të rremë (false flag operation) kundër MEK-ut ndoshta është duke u planifikuar në vendin tuaj nga një qeveri e huaj, e cila kërkon ta përdori këtë incident kundër Bashkimit Evropian dhe marrëdhënieve të tij me Iranin. Në mënyrë që një gjë e këtillë të mos ndodhë, qeveria juaj duhet të marrë masat maksimale për të shpëtuar jetën e muxhahedinëve nga udhëheqja e tyre, e cila në të kaluarën, ka provuar që ka patur dëshirën për të vrarë disa prej anëtarëve të saj për të siguruar mbijetesën. Një akt terrorist kundër anëtarëve të MEK-ut nga një vend i huaj në tokën shqiptare do të jetë një incident i rëndë dhe skandal i madh për qeverinë tuaj dhe qeveritë evropiane të cilat nuk duan që një gjë e këtillë të ndodhë në vendin tuaj.

Lutemi të bëni maksimumin që udhëheqja e MEK-ut të mos humbasë logjikën që të bëjë akte të këtilla të tmerrshme në vendin tuaj. Ushtroni ligjin dhe impononi autoritetin e qeverisë mbi kultin muxhahedin dhe siguroni publikun evropian që Shqipëria është një vend i përgjegjshëm.

Përgjigja juaj më e mirë për këtë letër do të jetë siguria dhe ruajtja e të gjithë anëtarëve dhe dezertorëve të MEK-ut në Shqipëri.

Sinqerisht,

Anne and Massoud Khodabandeh

Burimi: Balkanspost

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne