Leter gjeneralit katolik Sander LLeshi: Ju lutem te me hiqni piken e kuqe nga sistemi TIMS

Qe ne shtator 2014 ne kohen kur kusherinjte trafikant te Sajes hynin e dilnin pa problem ne kufirin shqiptar, policia shqiptare e njollosi emrin tim ne sistemin TIMS me nje pike te kuqe. Qe nga ajo dite sa here qe dal ose hy ne kufirin shqiptar me detyrojne qe te kaloj ne Vijen e Dyte per verifikime te metejshme.
Kur dal nga Shqiperia me pyesin me hollesi se a kam qene ndonjehere i denuar, cfare problemesh kam me policine, ku do shkoj, sa do qendroj. Aty me vonojne deri ne 2 ore kohe pa dashur t’ia dijne se a jam semure apo i shendetshem, a eshte kohe e nxehte apo temperaturat kane zbritur nen zero, a jam vetem apo me familjen duke me terrorizuar keshtu edhe kalamajtë. Pasi bejne nja dy telefonata andej nga Antiterrori dhe i vjen konfirmimi, me lejojne te vazhdoj rrugen per ku jam nisur.
Edhe kur kthehem ndodh e njejta gje vecse ndryshojne pyetjet, ku isha, ku fjeta, me ke ndenja, cilen xhami vizitova, me cilin prej hoxhallareve u takova, ku e hengra dreken dhe darken, etj etj. Pastaj fillojne kontrollojne makinen me imtesi duke pare me kujdes edhe ndonje guriçke qe ka rene poshte sediljeve. Ne disa raste makinen e kane ngritur edhe ne nje urë mekanike per ta kontrolluar me imtesi edhe nga poshte se mos kam fshehur dicka te jashteligjshme.
Te kam shkruar edhe para tri javesh afersisht dhe jam i sigurt qe e ke lexuar letren qe te dergova me poste. Aty te tregova se kush jam une por kesaj rradhe do shtoj gjithashtu se une nuk jam as kusheri i Sajes e as vellai i Xhafës qe te dyshohem per kontrabande. Nuk jam as pedofil si shume klerike te besimit tënd. Nuk kam qene ndonjehere as per xhihad ne Irak, Siri apo diku tjeter dhe nuk kam pasur ndonjehere lidhje as me Alkaidën e as me ISIS-in qe te dyshohem per terrorizem. Nese do kisha lidhje sa nje qime floku me terrorizmin tani do isha ne burg e jo duke te shkruar ty.
Une e di shume mire se po persekutohem ne kete forme per shkak te besimit tim qe e shpreh haptazi pa pasur frike nga askush. Fundja pse mos ta shpreh haptazi besimin?! Jetojme ne demokracine e shekullit te 21 e nuk po jetojme ne periudhen e inkuizicionit mesjetar kishtar. Une e di mire se disa pjese te strukturave qe ti drejton po i shqeteson shume fakti pse une shfrytezoj cdo hapesire ligjore qe me jepet mundesia. E pse mos ti shfrytezoj, perderisa ligjet e ketij vendi mi kane lejuar?! Deri me sot i kam duruar persekutimet qe me jane bere nga struktura qe ti drejton. Por ketej e tutje do filloj e ta ngri zërin per cdo padrejtesi sado te vogel qe do te me beni dhe nuk do te hesht, do tju demaskoj per cdo shkelje ligjore qe do te beni kunder meje. Nese dyshohem per dicka, verifikojeni dhe jepini drejtim ceshtjes sipas ligjeve tuaja, ne rast te kundert me lini rehat ne hallet dhe familjen time sepse nuk ju kam asnje borxh.
Mos me detyroni te çohem natën e ti lutem Zotit qe t’ju japi atë që meritoni sa me shpejtë se pastaj as gjumin naten nuk do ta shijoni. Ti e kupton shume mire kete qe sapo te shkruajta sepse je besimtar katolik e jo ateist. Qe te sigurohem se do ta lexosh edhe kete leter, do te ta dergoj neser me poste inshaAllah. Nje leter zyrtare do ja dergoj Komisariatit te Policise qe perfshin zonen ku banoj ndersa kjo ishte vetem nje leter keshilluese.

ARMAND ALI

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne