Lëvizja e erës në energjinë e ripërtëritshme

Autor: Prof. Dr. Erdal Tanas KARAGOL

Investimet në energjinë e ripërtëritshme në Turqi, e cila ka potencial të lartë të kësaj energjie, çdo ditë vijnë duke u rritur edhe më shumë. Politikat kombëtare të energjisë dhe minierave, të shpalosura javën e kaluar nga ana e Ministrisë së Energjisë dhe Burimeve Natyrore janë njëra prej hapave më konkrete dhe më konstruktive të hedhura në këtë drejtim. Një nga shtyllat e këtyre politikave që ofrojnë një hartë rrugore me strategjitë e përcaktuara në arritjen e objektivave të energjisë së ripërtëritshme të Turqisë, është edhe strategjia e kombëtarizimit.

Me anë të kësaj strategjie synohet zhvillimi i sektorit të energjisë së ripërtëritshme të Turqisë dhe ulja e vartësisë së saj nga jashtë në energji. Ndërkaq për përhapjen e përdorimit të energjisë së ripërtëritshme është formuar mekanizmi i Zonave të Energjisë së Ripërtëritshme (YEKA), me të cilat synohet prodhimi i energjisë elektrike dhe i teknologjisë me burime vendore. Projektet e YEKA-s, të cilat mbledhin në një vend investitorët e shquar botëror në fushën e energjisë, nxorën në pah fushat e reja të investimeve në Turqi. Në muajin mars të këtij viti në kuadër të kësaj strategjie fillimisht u realizua tenderi për projektin e centralit të energjisë diellore të YEKA-s. Ndërkaq në javën që lamë pas u realizua tenderi për një projekt tjetër të YEKA-s për ndërtimin e centraleve eolite në 12 prefektura me kapacitet 1000 megavat gjithsej.

Tenderin e YEKA-s për centralet e energjisë eolite e fitoi një konsorcium, në mesin e të cilëve ndodhej edhe kompania gjermane “Siemens”, me çmim 3,48 cent/KW/h. Objektivi i këtij konsorciumi është ndërtimi i një fabrike, e cila do të mund të prodhoj turbina eolite me kapacitet të paktën 2,3 MW dhe në saje të saj synon të ndërtoj centrale të energjisë eolite me gjithsej 450 turbina të erës. Në qoftë se merret parasysh se energjia e instaluar e Turqisë e energjisë eolite në fund të vitit 2016 ishte 6 mijë e 161 MW, atëherë mund të themi se projekti i një centrali me kapacitet 1000MW do të siguroj rritje serioze të kapacitetit. Supozohet se pjesa e energjisë eolite brenda energjisë së instaluar nga 7,7%, sa është shënuar në qershor të këtij viti, me anë të projektit të centrali të energjisë eolite të zhvilluar nga YEKA që do të hyjë në shërbim brenda 21 muajve të ardhshëm, do të dalë mbi 8%.

Njëra prej detajeve më të rëndësishme të këtij projekti që do të siguroj punësim për më shumë se 3 mijë punonjës është edhe kushti vendor prej 65%. Ky është njëri prej objektivave më të rëndësishme të strategjisë së kombëtarizimit dhe do të kontribuoj rëndësishëm në prodhimin e pajisjeve vendore. Gjithashtu punimet e kërkim-zhvillimit që do të kryhen në kuadër të projektit me inxhinierët vendor do të kontribuojnë drejtpërdrejt edhe në transferimin e teknologjisë.

Interesim për tenderin e YEKA-s për centrale të energjisë eolite, treguan edhe 10 prodhuesit më të mëdhenj të botës të turbinave eolite nga Gjermania, Kina dhe Amerika. Kjo është edhe një tregues i besueshmërisë në ekonominë turke dhe se sa të interesuar janë investitorët e huaj për të investuar në Turqi. Në këtë kontekst mund të themi se çdo tender që do të realizohet në kuadër të YEKA-s do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes së investitorëve të huaj. Madje nuk ka asnjë arsye që Turqia me përhapje të shpejtë të Zonave të Energjisë së Ripërtëritshme (YEKA) të mos jetë në gjendje të konkurroj me Anglinë, Francën dhe Gjermaninë.

Kjo rritje që do të sigurohet me investime në fushën e energjisë së ripërtëritshme me kalimin e kohës do të ulë konsumin e energjisë së importuar. Një nga pikat më të rëndësishme të deficitit të llogarisë rrjedhëse në ditën e sotme është kostoja e lartë e energjisë së importuar. Me qëllim të uljes së deficitit të llogarive rrjedhëse është e nevojshme që konsumi i energjisë së importuar të zëvendësohet me burimet e energjisë së ripërtëritshme. Dhe mu në këtë pikë në funksion hyjnë turbinat eolite dhe panelet diellore të prodhimit vendor.

Me fillimin e prodhimit të turbinave eolite dhe paneleve diellore vendore në planë të parë edhe njëherë do të dalë potenciali i Turqisë në fushën e energjisë eolite dhe asaj diellore. Ndërkaq, në qoftë se ky proces zhvillohet së bashku me politikat e qëndrueshme dhe vazhdueshme të vendit, është e mundshme që Turqia të kthehet në një vend eksportues të energjisë eolite dhe diellore. Madje do të ketë rastin për tu bërë bazë e energjisë së ripërtëritshme.

Si përfundim Turqia, me projektet dhe investimet aktuale, është duke ecur me hapa të sigurt drejt objektivave të saj të vitit 2023. Këto zhvillime tregojnë se Turqia është mjaftë afër arritjes së objektivave të saj në fushën e energjisë së ripërtëritshme me në krye në ato të energjisë eolite dhe diellore./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne