Lëvizja surprizë, ja kë takon Ilir Meta

Edi Rama dhe Lulzim Basha janë duke konsumuar një takim të gjatë paraditen e sotme nga ky pritet të dilet me një marrëveshje konkrete dhe të firmosur për daljen nga kriza.

Një natë më parë u mor hapi i para, ata u takuan kokë më kokë dhe pas mesnate njoftuar se kanë rënë dakord për paketën “McAllister+”.

Sot teksa pritet me shumë interes se çfarë do të vendosin Rama dhe Basha shënohet një lëvizje surprizë.

Eshtë Ilir Meta, Presidenti i zgjedhur që ka shkuar të zyrën e Sali Berishës tek ‘Aba center’.

Burimet thanë se Berisha dhe Meta kanë qendruar në takim rreth 30 minuta. Ky takim u mbajt krejt afër Pallatit të Kongreseve ku gjenden prej 3 orësh Basha dhe Rama.

Nuk ka ende informacion se çfarë ka diskutuar Meta me Berishën.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne