Lëvizje të tjera në qeveri, ndryshohen zv/ministrat

Kryeministri Edi Rama ka bërë një sërë ndryshimesh të tjera në qeveri. Përveç ndryshimit të ministrave teknikë, Rama ka vendosur të bëjë disa ndryshime edhe të zëvendësministrat.

Mësohet se vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë që u zhvillua sot në orën 10:00

Ndryshimet

Ravena Bode emërohet zv ministre e Brendshme. Lirohet nga detyra Elona Gjebrea, e cila ishte zv/ministre e Brendshme.

Ervin Mete lirohet si zv/ministër i Financave. Irena Beqiraj emërohet zv/ministre e Financave.

Eridian Salianji lirohet nga zv/ministër i Drejtësisë dhe emërohet Redina Gjonaj.

Zv/ministre e Shëndetësisë emërohet Mira Kapisyzi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne