Libani i bëri thirrje Arabisë Saudite të shpjegojë se cilat janë arsyet, që kryeministri i dorëhequr Saad Hariri, nuk kthehet në vendin e tij.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga zyra e Presidencës së Libanit tha se qëndrimi dhe veprimet e Saad Haririt, që dha dorëheqjen nga detyra e kryeministrit, vijnë si pasojë e gjendjes së dyshimtë dhe misterioze të përjetuar në Arabinë Saudite.

Në deklaratën, ku nënvizohet se shkaqet e dorëheqjes nuk janë ende të qarta, zë vend shprehja: “Kryeministri i Libanit nuk mund të veprojë në kundërshtim me marrëveshjet ndërkombëtare. Qëndrimi dhe veprimet e Saad Haririt, që dha dorëheqjen nga detyra e kryeministrit, vijnë si pasojë e gjendjes së dyshimtë dhe misterioze të përjetuar në Arabinë Saudite. Arabia Saudite duhet të shpjegojë se për cilat arsye Hariri nuk kthehet në Liban”./ trt

31